🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,676 ▼0.6%
DOW 46,590 ▼0.86%
NASDAQ 22,356 ▼0.55%
NAFTA 95.27 ▼0.27%
ARI 4,896 ▼2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,908 ▼ -3.64% ETH $2,216 ▼ -5.33% XRP $1.4660 ▼ -4.2% SOL $90.7600 ▼ -4.32%
S&P 500 6,676 ▼0.6 % DOW 46,590 ▼0.86 % NASDAQ 22,356 ▼0.55 % NAFTA 95.27 ▼0.27 % ARI 4,896 ▼2.25 % S&P 500 6,676 ▼0.6 % DOW 46,590 ▼0.86 % NASDAQ 22,356 ▼0.55 % NAFTA 95.27 ▼0.27 % ARI 4,896 ▼2.25 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Çollaku bashkë me një delegacion për vizitë në Francë dhe Itali

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, udhëton sot për në Paris, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit francez, me të cilët do të diskutojë për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe marrjen e përkrahjes së Francës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën.

ccedil-ollaku-bashk-euml-me-nj-euml-delegacion-p-euml-r-vizit-euml-n-euml-franc-euml-dhe-itali_hdPas vizitës në Paris, siç edhe njofton zyra për media e këtij ministri, Çollaku do të vizitojë edhe Romën, ku për dy ditë me radhë do të pritet në takime po ashtu nga krerë të lartë shtetëror të Italisë.

Gjatë këtyre takimeve thuhet ndër të tjera në komunikatë se do të bisedohet rreth përfshirjes së Kosovës në iniciativa rajonale dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, avancimin e agjendës evropiane dhe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë.

Vizitat zyrtare në Paris dhe Romë janë në vazhdën e angazhimeve të Ministrit Çollaku për të intensifikuar komunikimin me shtete anëtare të BE-së, me qëllim të rikonfirmimit të mbështetjes për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen me sukses të dialogut për liberalizimin e vizave.

Pjesë e delegacionit të Ministrit Çollaku gjatë takimeve në Romë do të jetë edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropiane, Teuta Sahatqija si dhe dy anëtarë të këtij komisioni Xhavit Haliti, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Ilir Deda.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.