🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,457 ▲1.78%
DOW 45,828 ▲1.35%
NASDAQ 21,287 ▲2.37%
NAFTA 104.66 ▲1.73%
ARI 4,648 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,656 ▲ +0.43% ETH $2,087 ▲ +1.13% XRP $1.3292 ▼ -0.93% SOL $82.2200 ▼ -2.2%
S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 % S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

COVID-19/ Shqipëria solidarizohet, mjekë dhe infermierë shqiptarë drejt Italisë

Këshilli i Ministrave vendos dhënien e ndihmës me personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 Italisë.

Sipas vendimit të qeverisë, shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor në Itali, do të jetë në vlerën 3 mijë euro në muaj për mjekët dhe 2 500 euro në muaj për infermierët.

Fondi prej 11 milionë lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të marrin të gjitha masat për të siguruar transportin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë drejt Italisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.