🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,457 ▲1.78%
DOW 45,828 ▲1.35%
NASDAQ 21,287 ▲2.37%
NAFTA 104.66 ▲1.73%
ARI 4,648 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,842 ▲ +0.68% ETH $2,102 ▲ +1.77% XRP $1.3316 ▼ -0.7% SOL $82.4000 ▼ -2.08%
S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 % S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Dalin çmimet: Sa kushton fluturimi “low cost” nga Tirana në Londër, nuk është edhe aq i lirë

Wizz Air, operatori hungarez i fluturimeve me çmime të ulëta, që pas Budapestit, pritet të nisë fluturimet direkte nga Tirana drejt Londrës ka publikuar tashmë kalendarin e fluturimeve drejt kryeqytetit anglez.

Fluturimet do të nisin në datën 31 maj dhe do të jenë 3 herë në javë, të hënë, të enjte dhe të shtunë, nga Rinasi në aeroportin e London Luton.

Por, sa do të kushtojnë fluturimet. Nëse prenoton sot, për nisjet në ditën e parë, 31 maj, bileta me një drejtim nga Tirana në London Luton kushton 70 euro. Por, është kthimi ai që e rëndon faturën. Në datën 9 qershor, kthimi nga London Luton në Tiranë kushton 160 euro, duke e çuar faturën në total në 230 euro.

Me afrimin e verës, biletat shtrenjtohen edhe më shumë, duke iu afruar 300 eurove dhe madje edhe duke e kaluar atë. Një biletë vajtje-ardhje në datat 25 gusht me 30 gusht arrin deri në 340 euro.

Nëse e krahasojmë me linjat e tjera ajrore normale, biletat nuk janë edhe aq të lira. Një udhëtim për në London Heathrow, me tranzit përmes Vjenës, kushton 243 euro për datat 31 maj dhe 7 qershor, ndërsa në verë, po me këtë linjë, çmimi shtrenjtohet në rreth 300 euro.

Më i lirë nga Mali i Zi

Udhëtim realisht low cost për në Londër mund të bëhet nga Podgorica e Malit të Zi, ku vepron operatori tjetër low cost, Ryanair. Bileta vajtje-ardhje në datat 30 maj-6 qershor për në London Stansted kushton 120 euro.

Nga Tirana në Londër, me Wizz Air, biletat fillojnë e bëhen më të lira vetëm nga fundi i shtatorit. Psh, nëse prenoton sot, për një udhëtim vajtje-ardhje 22-29 shtator mund të gjesh biletë edhe me 120 euro.

Ndërsa po me Wizz Air në Londër, përmes aeroportit të Ohrit, çmimet e biletave vajtje-ardhje janë pak a shumë njësoj si nga Tirana, rreth 230 euro në maj-qershor dhe 300 euro në korrik-gusht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.