Davutoglu përzgjodhi kabinetin e ri qeveritar
Kryeministri i ri turk, Ahmet Davutoglu ka emëruar si pasardhës të tij në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Çavusoglu është një diplomat karriere, i cili shërbeu si ministër për Çështje Evropiane.
Ndërsa, ministritë kyçe të qeverisë turke të tilla si e ekonomisë, financës dhe energjisë, do t’i udhëheqin të njëjtit ministra që ishin në qeverinë e udhëhequr nga ish kryeministri, tashmë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se Davutoglu dje edhe zyrtarisht u emërua si kryeministër i qeverisë turke, pasi Erdogan u zgjedh president i ri i Turqisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.