☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 99.26 ▼2.09%
ARI 4,797 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,046 ▲ +0.14% ETH $2,133 ▲ +1.47% XRP $1.3454 ▲ +0.19% SOL $82.6000 ▼ -0.29%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.26 ▼2.09 % ARI 4,797 ▲2.53 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.26 ▼2.09 % ARI 4,797 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

DEA trajnon 25 specialistë të strukturave antidrogë të policisë shqiptare

25 specialistë të strukturave të antidrogës në Policinë e Shtetit morën pjesë në një kurs trajnimi me ekspertë të Agjencisë së Luftës Kundër Drogës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DEA).

Gjatë këtij kursi, të organizuar dhe financuar nga Programi ICITAP, specialistët shqiptarë nga strukturat qendrore dhe vendore të luftës kundër drogës u trajnuan mbi elementë të rëndësishëm të punës gjurmuese-operative dhe hetimore kundër grupeve kriminale të drogës, si konfiskimi i aseteve kriminale, operacionet në mbulim, trajtimi i informatorëve, trajtimi i provave materiale, teknikat e survejimit, planifikimi operacional etj.

Në ceremoninë e rastit në përfundim të kursit, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Programit ICITAP, Steve Bennett, zv.drejtori i Policisë Arben Dashi falënderoi ICITAP për kontributin dhe ndihmën e vazhdueshme e në mënyrë të veçantë për realizimin e këtij kursi trajnimi, dhe njëherazi u kërkoi specialistëve të policisë shqiptare, pjesë e këtij trajnimi, që “njohuritë e marra t’ua transmetojnë kolegëve të tyre, si dhe t’i vënë në jetë gjatë realizimit të detyrave në punën e përditshme”.

Ndërsa z. Bennett, pasi përgëzoi specialistët e Policisë së Shtetit për përfundimin me sukses të kursit të trajnimit, tha se shpreson që “njohuritë e fituara nga këto specialistë në këtë javë t’i bëjnë më të suksesshëm nga ana profesionale dhe t’i ndihmojnë në realizimin e detyrave”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.