☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.58 ▼0.3%
ARI 4,804 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,318 ▲ +1.54% ETH $2,225 ▲ +1.87% XRP $1.3453 ▲ +1.07% SOL $84.1400 ▲ +2.27%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.58 ▼0.3 % ARI 4,804 ▼0.3 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.58 ▼0.3 % ARI 4,804 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Politika

Dekreti për Sandër Lleshajn, Meta kërkesë me 14 pyetje Ministrisë së Mbrojtjes

Presidenti Ilir Meta ka autorizuar sot bërjen publike të pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e zotit Sandër Lleshaj ministër të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.

“Presidenti i Republikës i qëndron bindjes se nuk mund të ketë asnjë institucion funksional jashtë një Kushtetute funksionale”, theksohet në njoftimin e presidencës.

Presidenti Meta i ka dërguar ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në datën 9 nëntor 14 pyetje, ndërsa dokumenti është publikuar ditën e sotme. Dokumenti i është dërguar për dijeni edhe kryeministrit Edi Rama e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Meta kërkon informacion shterues për Sandër Lleshin. Në shkresën e kreut të shtetit theksohet se “z. Sandër Lleshaj vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake dhe duke qenë se ministri si funksion kushtetues është autoritet civil emërimi i tij në detyrën e Ministrit të Brendshëm paraqet një problematikë themelore kushtetuese”.

Në kërkesën e Metës thuhet se, “duke qenë se kandidatura e Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, në zbatim të neneve 69,103,167/1 të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese”.

“Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhjen ose emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.