Politika

Dekriminalizimi-Balla: Brenda marsit përfundon hartimi i akteve nënligjore

Hartimi i akteve nënligjore në funksion të zbatimit të ligjit të ‘dekriminalizimit’ pritet të përfundoje brenda muajit mars. Kështu deklaroi sot për mediat deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas një takimi që pati me përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Kemi filluar një punë intensive dhe konsultime me ekspertë që e njohin mirë procesin e kontrollit dhe të vlerësimit. Do të bëhen gati draftet pastaj do të kalohen në procedurën parlamentare me qëllim që brenda muajit shkurt, mes i marsit, t’i kemi gati dhe t’i miratojmë në Kuvend. Kjo, pasi procesi shumë i rëndësishëm i integritetit të personave që synojnë të sillen apo të mbajnë një pozicion publik të jape rezultatet e pritura nga i gjithë publiku”, deklaroi Taulant Balla.
Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, i miratuar nga Kuvendi më 17 dhjetor 2015, sjell të hënën në Tiranë eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, që kanë qënë të angazhuar maksimalisht në hartimin e paketes ligjore. Ata pritet të takohen me drejtues të grupeve parlamentare të partive politike dhe zyrtarë të tjerë.

Ligji në fjalë synon të ndalojë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese dhe në poste të tjera të larta të administratës publike, personat me të kaluar të errët. Efektet e tij do të shtrihen si mbi të zgjedhurit aktualë në parlament, ashtu dhe ata në pushtetin lokal.
Çështja e dekriminalizimit ishte pjesë e marrëveshjes së kërkuar nga opozita në dhjetor 2014 për rikthimin e saj në parlament. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, ndërsa gjatë gjithe vitit të kaluar faktori ndërkombëtar këmbënguli fort në miratimin sa më shpejt të ligjit, gje qe u kurorëzua me 17 dhjetor 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button