Politika

Dekriminalizimi, Basha: Aksion masiv popullor nëse maxhoranca nuk reflekton

Aksion masiv popullor nëse maxhoranca nuk reflekton për dekriminalizimin dhe gjendjen ku ndodhet vendi. Duke folur pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu, Basha tha se opozita ka dy çështje për të cilat duhet reagim sa më parë nga qeveria.

“Së pari, përfundimi pa vonesa, pa kushte, i ligjit për dekriminalizimin dhe akteve shoqëruese kushtetuese dhe nënligjore për të nisur implementimin e tij. Largimin një orë e më parë nga Parlamenti, nga bashkitë dhe nga administrata publike i personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Së dyti, një luftë frontale kundër korrupsionit. Korrupsioni, vjedhja e parave të shqiptarëve nga qeveritarët, zyrtarët e lartë”, tha Basha.

Basha është shprehur se situata në vend është dramatike dhe nëse nuk ka refleksion dhe bashkëpunim për të ecur para me dekriminalizimin mbetet vetëm përballja e kësaj qeverie me vullnetin e qytetarëve, që siç tha Basha do të bëhet në të gjitha “format dhe mënyrat demokratike deri në largimin e saj”. Ndër këto mundësi, shefi i PD-së nuk përjashtoiu as zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri teknike para tyre.

“Sot u bëj thirrje të reflektojnë pa vonesë për dekriminalizimin për gjendjen e mjerë të ekonomisë shqiptare ose përndryshe në javët në vazhdim do të përballen me aksion masiv popullor”, vijoi Basha.

Ai tha se opozita nuk do të tërhiqet nga propozimi për testin e drogës, por sipas tij kjo nuk pengon miratimin e draftit të dekriminalizimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button