Politika

Përmbytjet, Rama në Novoselë: Kompensim dhe ndërhyrje në infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e kësaj të marte në Novoselë, ku ka prezantuar programin e ndihmave për banorët e dëmtuar nga përmbytjet e mëhershme gjatë vitit.

Në fjalën e tij para banorëve, Rama ka nënvizuar se, qeveria e tij i ka mbajtur premtimet për kompensimin e dëmeve.

“Pjesa e fundit e angazhimit tonë është në rrugën e realizimit të plotë të saj. Ne u kthyem të dëmtuarve 100 për qind çdo kokë bagëti e çdo kokë pulë. Mundësuam edhe marrëveshjet për kreditimin me bankat. Ne u angazhuam me BE-në, që pranoi kërkesën tonë për identifikimin e dëmeve dhe ofroi ndihmë”, ka deklaruar Rama.

Në kuadër të pikave të reja të programit, shefi i qeverisë shqiptare ka nënvizuar se ato parashikojnë një seri ndërhyrjesh infrastrukturore që sipas tij do të garantojnë bërjen ballë të fenomeneve të natyrës në të ardhmen.

“Gjithashtu, ne do të dëmshpërblejmë financiarisht ata fermerë që humbën prodhimin e tyre, si dhe do të mbështesim rindërtimin e një sërë serash që u shkatërruan plotësisht”, ka shtuar Rama.

Ai ka bërë me dije se, plani i kabinetit të tij parashikon edhe një ndërhyrje për përcaktimin e saktë të kompetencave dhe përgjegjësive të pushtetit qendror dhe atij vendor në rast fatkeqësish natyrore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button