☁️
Tiranë 12°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,511 ▼1.45%
DOW 45,550 ▼1.02%
NASDAQ 21,655 ▼1.97%
NAFTA 98.05 ▲2.62%
ARI 4,559 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,582 ▼ -0.09% ETH $2,120 ▲ +0.22% XRP $1.4301 ▼ -0.07% SOL $88.2500 ▲ +0.52%
S&P 500 6,511 ▼1.45 % DOW 45,550 ▼1.02 % NASDAQ 21,655 ▼1.97 % NAFTA 98.05 ▲2.62 % ARI 4,559 ▼1.02 % S&P 500 6,511 ▼1.45 % DOW 45,550 ▼1.02 % NASDAQ 21,655 ▼1.97 % NAFTA 98.05 ▲2.62 % ARI 4,559 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Dekriminalizimi- PD: Ekspertët amerikanë tregojnë si zbatohet në SHBA, verifikimi i figurave të politikës

Ekspertët amerikanë me kërkesën e kryetarit të Komisionit për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi dhe në prani të ekspertëve të ambasades së SHBA-së, bënë sot një prezantim të praktikave më të mira ligjore të përdorura nga agjensitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar figurën e ‎politikanëve dhe zyrtarëve shtetërorë.

Në një deklarate për media paraditen e të premtes nga Partia Demokratike, thuhet se “Prezantimi i sotëm është një ndihmë e çmuar në punën që po bëhet për përgaditjen e akteve nënligjore për zbatimin e plote dhe rigoroz të ligjit të Dekriminalizimit, dhe është tregues i qartë i vemendjes dhe interesit që SHBA tregojne për një zbatim të suksesshem të ketij ligji të rëndësishëm, dhe pastrimit të politikës dhe institucioneve nga individet me rekorde kriminale që janë zgjedhur apo emëruar në funksione publike”.

“Partia Demokratike falenderon Ambasadorin Lu  dhe ambasadën e SHBA për ndihmen dhe mbështetjen në këtë proces të rendësishëm dhe konfirmon angazhimin për ta çuar deri në fund procesin e dekriminalizimit qe ajo nisi më shumë se dy vjet më parë” thuhet në deklaratën për mediat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.