☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.96 ▲0.09%
ARI 4,779 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,920 ▲ +0.8% ETH $2,198 ▲ +0.19% XRP $1.3376 ▲ +0.26% SOL $83.3500 ▲ +0.88%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.96 ▲0.09 % ARI 4,779 ▼0.82 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.96 ▲0.09 % ARI 4,779 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Delawie: Veprimet e opozitës dëmtojnë imazhin e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, deklaroi sot se veprimet e deputetëve të opozitës dëmtojnë reputacionin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e pestë të Gjyqësorit, ambasadori Delawie theksoi se “një prej objektivave të mi është që ta ndihmojë sistemin e drejtësisë, pasi luftimi i korrupsionit është sfidë e madhe dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë është kritikuar shpesh dhe kënaqshmëria e qytetarëve ndaj këtij sistemi është e vogël”.

“Zyrtarë të shumtë vendorë dhe ndërkombëtarë kanë thënë se jo vetëm investitorët e huaj, por edhe vetë kosovarët hezitojnë të investojnë në Kosovë”, u shpreh Delawie.

Ambasadori amerikan Delawie bëri të ditur se SHBA do të investojë vitin e ardhshëm më shumë se 12 milionë dollarë për të ndihmuar sistemin e drejtësisë.

“Gjatë dy muajve të shkuar kemi parë ngjarjet në kuvend, ku një grup i deputetëve kanë zgjedhur gazin lotsjellës në vend të debatit. Ambasada amerikane dhe të tjera kanë reaguar duke thënë se kuvendi nuk është vend ku duhet të përdoret gazi lotsjellës”, tha Delawie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.