☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.83 ▼0.05%
ARI 4,605 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,703 ▲ +0.25% ETH $2,065 ▲ +0.74% XRP $1.3239 ▼ -2.37% SOL $83.6600 ▲ +0.08%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.83 ▼0.05 % ARI 4,605 ▲1.05 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.83 ▼0.05 % ARI 4,605 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Demarkacioni: Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s, James Foggo, “duhen bisedime”

Një ushtarak i lartë amerikan, komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s, James Foggo, ka qëndruar dje në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës në KFOR.

Admirali i Ushtrisë Amerikane, aty është pyetur edhe rreth demarkacionit. Rreth kësaj teme ai pret që Kosova dhe Mali i Zi të zhvillojnë bisedime.

“Te kesh një anëtare të NATO-s në kufi siç është Mali i Zi, është një gjë e mirë për Kosovën. Në këtë aspekt unë pres që të ketë dialog produktiv mes Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë ai.

Dy ditë më parë Komisioni për Shënimin e Kufirit ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Integrime. Ky raport ka nxitur reagime të shumta. Bulliqi dhe anëtarët tjerë janë kritikuar se nuk kanë sjellë asgjë të re. Pas raportimit ka reaguar Presidenti Thaçi dhe Ambasada Amerikane, e cila thekson se ka mbetur e zhgënjyer me atë çfarë kanë thënë anëtarët e Komisionit. Ambasada e SHBA-së ka kërkuar që të miratohet Marrëveshja aktuale e demarkacionit pasi, sipas tyre, Kosova nuk humb tokë. Deklarata e Foggo ku admirali amerikan flet për dialogun Kosovë – Mali i Zi rreth demarkacionit është pëlqyer nga Shpejtimi Bulliqi, i cili e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale.  Aktualisht Mali i Zi ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve me Kosovën për demarkacionin, duke thënë se kjo është çështje e mbyllur për ta.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.