🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,723 ▲0.36%
DOW 47,082 ▲0.29%
NASDAQ 22,464 ▲0.4%
NAFTA 94.22 ▲1.9%
ARI 5,004 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,210 ▲ +0.51% ETH $2,328 ▲ +1.42% XRP $1.5187 ▲ +0.6% SOL $94.4400 ▲ +0.53%
S&P 500 6,723 ▲0.36 % DOW 47,082 ▲0.29 % NASDAQ 22,464 ▲0.4 % NAFTA 94.22 ▲1.9 % ARI 5,004 ▲0.04 % S&P 500 6,723 ▲0.36 % DOW 47,082 ▲0.29 % NASDAQ 22,464 ▲0.4 % NAFTA 94.22 ▲1.9 % ARI 5,004 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Demiraj: Punë të mëdha e presin përpara Shqipërinë

Ministri teknik i Puneve të Brendshme, Dritan Demiraj, deklaroi sot se ne këto 12 javë në detyrë si minister i Punëve të Brendshme ka qenë një nder i jashtëzakonshëm t’i shërbeja vendit, qytetarëve dhe te gjithë shtetasve qe jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, Demiraj shprehet: “Dëshiroj që t’i shpreh mirënjohjen më të thelle kryetarit te Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, për besimin për të kryesuar këtë dikaster në një moment të vështirë për vendin dhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme shtetare për të realizuar detyrat tona kushtetuese”.

 Më tej, Demiraj shton se “Bashkëpunimi me koleget në qeveri, znj Mandia, Vukaj, Karabina, Kertusha, z Bardhi dhe Beqiri, kolegët e shkelqyer të MPB, Policisë se Shtetit, SHISH, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Avokatin e Popullit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese të vendit, kanë qenë në frymën institucionale dhe me këtë rast shpreh nje falenderim të madh për përballimin e një sërë sfidash të medha, siç ishin mbarëvajtja pa incidente e procesit zgjedhor, lufta pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të qenieve njerëzore, lufta kundër terrorizmit, emergjencave civile dhe sigurimi i një sezoni turistik të qetë”.

Po ashtu, Demiraj pohon se “Prioriteti im për tolerance zero ndaj drogës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit prodhoi disa rezultate të dukshme: 37 tonë kanabis i sekuestruar, 40 mijë rrënjë kanabis të shkatërruara, 13 skafe të konfiskuara dhe mbi 75 vetë të arrestuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Masat për të goditur fenomenin e kanabisit kanë qenë maksimale, duke i drejtuar operacionet dhe arrestimet dhe personalisht në terren dhe jo masa prapagandistike”.

Demiraj ka falenderuar çdo efektiv te ndershëm të Policise së Shtetit si dhe gazetarët dhe median e lirë. “Punë të mëdha e presin përpara Shqipërinë!”, thekson Demiraj në fund të postimit të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.