Deputetë nga parlamenti bullgar dhurojnë fonde për shkollën e mesme të bashkuar në Shishtavec
Në ambientet e Ambasadës bullgare në Tiranë, ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, zoti Momçhil Raychevski i dorëzoi drejtorit të shkollës së mesme të bashkuar në Shishtavec letrën me të cilën një grup deputetësh bullgarë dhurojnë fonde të mbledhura prej tyre në ndihmë te shkollës së mesme në Shishtavec.
Drejtori i shkollës Talent Saferi duke falënderuar për ndihmën deklaroi se “fondet do të përdoren për riparimin e anekseve sanitare të shkollës së mesme të bashkuar në Shishtavec”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.