🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,701 ▲0.4%
DOW 51,233 ▼0.23%
NASDAQ 27,026 ▲0.85%
NAFTA 90.99 ▲1.8%
ARI 4,185 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,021 ▲ +1.02% ETH $2,680 ▲ +0.15% XRP $1.4993 ▲ +1.08% SOL $119.1000 ▲ +0.99%
S&P 500 7,701 ▲0.4 % DOW 51,233 ▼0.23 % NASDAQ 27,026 ▲0.85 % NAFTA 90.99 ▲1.8 % ARI 4,185 ▲0.12 % S&P 500 7,701 ▲0.4 % DOW 51,233 ▼0.23 % NASDAQ 27,026 ▲0.85 % NAFTA 90.99 ▲1.8 % ARI 4,185 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kosova

Deputetja e LVV-së: LDK e mbylli marrëveshjen më 20 prill, sot kërkon marrëveshje dhe “president partiak”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar se po kërkon “marrëveshje politike dhe president partiak”, ndonëse – sipas saj – LDK e ka shpallur të mbyllur mundësinë e marrëveshjes me LVV-në më 20 prill.

Në një postim në Facebook, Kryeziu-Hyseni ka thënë se Abdixhiku kishte deklaruar se nuk do të ketë më takime për marrëveshje me LVV-në, ndërsa sot – sipas saj – para fillimit të seancës ka zhvilluar bisedë me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Ajo ka thënë se oferta e fundit e LVV-së ka qenë propozimi i tre emrave “unifikues”, me integritet dhe jashtë skenës aktuale politike, duke e quajtur Murat Jasharin “zgjidhje ideale”.

Në të njëjtin postim, deputetja e LVV-së ka deklaruar se pas Murat Jasharit, kandidati që e konsideron më të përshtatshëm për President është Glauk Konjufca, duke theksuar se ai, sipas saj, ka marrë mbështetje më të madhe qytetare.

“Ne jemi të bindur që pas zgjidhjes ideale, pra Murat Jashari, kandidati më i mirë dhe më i zoti dhe me mbështetje të gjerë popullore për President Republike është Glauk Konjufca, të cilin e votuan 318 mijë qytetarë… krahasojeni këtë me komplet votën e LDK’së… 126 mijë qytetarë”, ka shkruar ajo.

Kryeziu-Hyseni ka thënë se, meqë kandidatura e Konjufcës po refuzohet “sepse është LVV”, partia e saj ka ofruar edhe një hap tjetër: që opozita, në bashkëpunim LDK–PDK, t’i propozojë tre kandidatë, ndërsa LVV t’i mbështesë, me synim që të sigurohet kuorumi i nevojshëm në Kuvend.

Sipas saj, çdo refuzim i kësaj oferte tregon se opozita “nuk do zgjidhje, por zgjedhje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.