☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.27 ▼0.64%
ARI 4,575 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,804 ▲ +5.44% ETH $2,315 ▲ +2.98% XRP $1.2590 ▲ +13.52% SOL $87.4100 ▲ +2.58%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.27 ▼0.64 % ARI 4,575 ▲0.08 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.27 ▼0.64 % ARI 4,575 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Islami reagon ndaj deklaratave të Milovan Drecun për vizitën e Ferit Hoxhës në Kosovë

Analisti i sigurisë, Avni Islami ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me deklaratat e politikanit serb Milovan Drecun, i cili ka komentuar vizitën në Kosovë të ministrit shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Ferit Hoxha.

Në reagimin e tij, Islami ka kritikuar ashpër deklaratat e Drecun, duke i cilësuar ato si pjesë e propagandës dhe narrativave dezinformuese ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

“Reagim me shkas. Milovan Drecun, i njohur si një ndër eksponentët më të zëshëm të ultra-nacionalizmit serb dhe propagandës kundër shqiptarëve dhe Republika e Kosovës, ka reaguar ndaj vizitës së fundit në Kosovë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republika e Shqipërisë, Ferit Hoxha”, ka shkruar ai.

tutje Islami tha se Drecun deklaroi se qëndrimi i ministrit shqiptar, sipas të cilit Kosova përbën prioritet absolut të politikës së jashtme të Shqipërisë, paraqet vazhdimësi të së ashtuquajturës “politikë të Shqipërisë së Madhe” dhe, sipas tij, përbën kërcënim për sigurinë e Serbisë.

“Ai pretendoi se mbështetja për pavarësinë e Kosovës lidhet drejtpërdrejt me realizimin e këtij projekti politik, duke shtuar se deklaratat e Hoxhës dëshmojnë se Kosova trajtohet si pjesë integrale e Shqipërisë. Deklarata të tilla përfaqësojnë vazhdimësi të propagandës dhe dezinformatave që Serbia përdor sistematikisht në kuadër të luftës hibride kundër Republika e Kosovës dhe stabilitetit në rajon. Pretendimet se institucionet shqiptare e konsiderojnë Kosovën pjesë të territorit të Shqipërisë janë narrativë politike e fabrikuar, me qëllim të nxitjes së tensioneve, ushqimit të frikës dhe pengimit të proceseve të normalizimit”, ka shkruar Islami. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.