☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 99.32 ▼2.03%
ARI 4,790 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,118 ▲ +0.1% ETH $2,138 ▲ +1.56% XRP $1.3460 ▲ +0.24% SOL $82.5000 ▼ -0.57%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,790 ▲2.39 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,790 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dërgohet për gjykim ish-zv/Drejtori i Policisë së Korçës, Arben Hyseni dhe tre persona të tjerë

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasin Arben Hyseni, ish-zv.drejtor i Policisë së Qarkut Korçë, si edhe efektivin e policisë, Robert Memelli, të akuzuar për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, në dëm të shtetasit Tomi Misha. Po ashtu, edhe ky i fundit është marrë i pandehur për veprën penale të “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë…”, ndërsa vëllai i tij, shtetasi Ernest Misha akuzohet për “Kundërshtim i forcave të rendit publik…”.

Ngjarja për të cilën janë marrë të pandehur këta persona ka ndodhur në datë 20 shkurt 2015, kur shtetasi Tomi Misha ka goditur me automjetin e tij, mjetin në të cilën gjendej zv.drejtori i Policisë së Qarkut Korçë, shtetasi Arben Hyseni. Pas goditjes së mjeteve, efektivi i Policisë Memelli, në prani të zv.drejtorit, ka goditur shtetasin Misha. Vëllai i Tomi Misha, në përpjekje për të ndihmuar vëllain, ka goditur efektivin e policisë Memelli dhe më pas është larguar.

Shtetasi Tomi Misha, i cili pas analizave, ka rezultuar se ka konsumuar alkol mbi normën e lejuar për drejtim automjeti, është shoqëruar pas incidentit në komisariatin e Policisë, ku janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuar në prova se aty është goditur nga shtetasi Arben Hyseni, i cili, për shkak të funksionit të tij, ka pasur lehtësi të hyjë në ambjentet e komisariatit të Policisë Korçë.

Prokuroria e Korçës përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim 4 personat, për akuzat e sipërpërmendura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.