🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▼0.01%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,829 ▼0.06%
NAFTA 109.18 ▲9.05%
ARI 4,703 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,766 ▼ -2.99% ETH $2,054 ▼ -3.78% XRP $1.2922 ▼ -4.68% SOL $78.6200 ▼ -6.02%
S&P 500 6,575 ▼0.01 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,829 ▼0.06 % NAFTA 109.18 ▲9.05 % ARI 4,703 ▼2.29 % S&P 500 6,575 ▼0.01 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,829 ▼0.06 % NAFTA 109.18 ▲9.05 % ARI 4,703 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Destinacionet turistike në 10 vitet e ardhshme, Shqipëria në “Top 50 vendet”

turizem-466x350Shqipëria do të jetë ndër 50 destinacionet kryesore globale të turizmit gjatë 10 viteve të ardhshme.

Prestigjiozja “Business Insider” ka përpiluar një listë me disa vende që kanë potenciale të mëdha për udhëtime. Sipas saj, shumë shpejt qytete si Parisi apo Nju Jorku mund të përballen me një krizë të turistëve për shkak të përvojave zhgënjyese, si çmimet shumë të shtrenjta, zhurmat e shumta dhe restorantet e këqija.

Për këtë arsye, të apasionuarit e udhëtimeve po shikojnë destinacione të reja, më pak të njohura, por me potenciale të mëdha. Referuar të dhënave të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, “Business Insider” ka hartuar një listë me 50 destinacionet kryesore.

Në këtë studim janë krahasuar të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto për çdo vend dhe kontributin që pritet të japë sektori i turizmit në periudhën 2014-2024. Në këtë listë, Shqipëria renditet në vendin e 42-të. Sipas artikullit, kur Shqipëria u “çlirua” nga komunizmi ishte plotësisht e papërgatitur për të pritur turistë. Por tani, rreth 20 vite më vonë, Alpet e Shqipërisë, kështjellat apo kalatë e shumta dhe bregdeti thuajse i paprekur e bëjnë Shqipërinë ndër destinacionet kryesore në rrjetin europian të udhëtimeve.

Ndërkohë, lista kryesohet nga vende afrikane, me Namibinë që mban vendin e parë. 16 vende të tjera afrikane gjenden në listë, duke përfshirë Zambian, Angolan dhe Kamerunin. Në renditje gjenden edhe vende të rajonit, si Bosnja në vendin e 49, Kroacia në vendin e 45-të dhe Mali i Zi që renditet në vendin e dytë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.