Kronika

Detaje mbi Plani Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025 (PAZHFA)

Plani Afatgjatë i Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025 (PAZHFA) është dokument i rëndësishëm planifikim. Ai përkthen objektivat e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Strategjisë Ushtarake, skenarët e rishikimit strategjik të mbrojtjes 2013, si dhe konceptin strategjik të NATO-s, në kapacitete ushtarake, duke përcaktuar prioritetet në pikëpamje të burimeve të disponueshme dhe afateve kohore.

Pr/Ligji u miratua një ditë më parë nga Komisioni i Sigurisë, ku ishte e pranishme vetë Ministrja e Mbrojtjes.

Synimi kryesor i PAZHFA 2016-2025 është të orientojë dhe të zhvillojë hartimin dhe zbatimin e një strategjie gjithëpërfshirëse të përdorimit të të gjithë komponentëve përbërës të fuqisë luftarake të Forcave të Armatosura.

Ai përbën një proces analitik të vlerësimit të vazhdueshëm të mjedisit të sigurisë, misioneve të së ardhmes, përdorimit me racionalitet të burimeve të mbrojtjes dhe impaktit të tyre në zhvillimin e forcës së ardhshme. Ky plan orienton zhvillimin e kapaciteteve për përballimin e sfidave të sigurisë brenda dhe jashtë vendit.

12193658_906249319458409_7004180550655118125_nKy dokument përcakton drejtimet e zhvillimit të Forcave të Armatosura dhe orienton ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për përmbushjen e misionit kushtetues dhe mbrojtjen kolektive mbi bazën e burimeve, në harmoni me Sistemin e Planifikimit të Mbrojtjes së NATO-s. Në të përshkruhen mjetet me të cilat FA-të do të përmbushin objektivat ushtarakë të përcaktuar në Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë dhe që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Shqipërisë.

Ky dokument, vjen si nevojë e rishikimit të herëpashershëm të tij dhe në vijimësi të implementimit të dokumenteve strategjike, të tilla si, Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake, Traktati i Uashingtonit, Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s dhe Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes 2013.

12187649_909502195799788_4266560252363510738_nHartimi i PAZHFA 2016-2025, në thelb dikton nevojën e rishikimit të rolit dhe detyrave në kuadrin e mbrojtjes kolektive, që konsiston në përcaktimin e kërkesave të aftësisë mbrojtëse, mbi bazën e përllogaritjeve dhe mbajtjen në konsideratë të burimeve të mbrojtjes, brenda kontekstit të integrimit të sistemit tonë të planifikimit të mbrojtjes me atë të Sistemit të Planifikimit të Mbrojtjes së NATO-s.

Në pikëpamje të burimeve të mbrojtjes, dokumenti përbën një alternativë të qëndrueshme në krijimin, shfrytëzimin dhe zhvillimin e faktorëve që ndikojnë në reformën e mbrojtjes. Nëpërmjet tij sinkronizohen të gjithë elementët e komandim-kontrollit për një vendimmarrje të shpejtë dhe fleksibël. Ky plan fokusohet në zhvillimin e kapaciteteve të orientuara nga parimi i “një grupimi të vetëm forcash” (single set of forces) dhe struktura më të vogla në numër (niche) të specializuara, por më të afta, më cilësore, më të motivuara, më të 2 mirëpajisura, më të stërvitura dhe të dislokueshme për të garantuar përmbushjen e detyrimeve kombëtare dhe mbrojtjen kolektive në kuadër të Aleancës.

12063781_905154822901192_2928649602602787741_nPlani Afatgjatë i Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025 (PAZHFA 2016-2025) qartëson plane orientuese në pikëpamje të kohës dhe burimeve të disponueshme. Ky dokument përcakton drejtimet e zhvillimit të Forcave të Armatosura (FA) dhe orienton ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për përmbushjen e misionit kushtetues dhe mbrojtjen kolektive mbi bazën e burimeve, në harmoni me Sistemin e Planifikimit të Mbrojtjes së NATO-s.

Në të përshkruhen mjetet me të cilat FA-të do të përmbushin objektivat ushtarakë të përcaktuar në Strategjinë Ushtarake dhe që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare. Me miratimin e PAZHFA 2016-2025, Komandat e Forcave (Tokësore, Detare, Ajrore), Komanda Mbështetëse dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të hartojnë planet e tyre respektive të detajuara, ndërsa drejtoritë në Shtabin e Përgjithshëm të FA-ve do të hartojnë planet mbështetëse me projektet përkatëse.

12063370_905044702912204_1603039574591542780_nPAZHFA 2016-2025 bazohet në parimin e krijimit të kapaciteteve. Zhvillimi i kapaciteteve të forcës së ardhshme do të arrihet duke synuar raport të drejtë kosto – efektivitet, menaxhim të mirë, si dhe qasje të balancuar të shpenzimeve për zërat e personelit, operacionet e mirëmbajtjen dhe modernizimin e sistemeve, pajisjeve dhe infrastrukturës.

Në këtë dokument përcaktohen strukturat dhe kapacitetet prioritare të cilat do të zhvillohen në periudhën, e cila mbulohet nga PAZHFA 2016-2025. Dokumenti trajton llojet e kapaciteteve brenda FA-të.

Kapaciteti ushtarak gjenerohet nga kombinimi i elementeve themelore të kapaciteteve të mbrojtjes të cilat kategorizohen në: doktrinë, organizim, trajnim, personel, materiale, lidership, infrastrukturë dhe ndërveprim.. Kapacitetet e FA-ve do të zhvillohen sipas kategorizimit në kapacitete të luftimit, të mbështetjes së luftimit, mbështetjes me shërbime të luftimit, 5 komandim-kontrollit, kërkim shpëtimit, emergjencave civile dhe në kapacitete të arsimimit dhe stërvitjes. Kapacitetet e luftimit përfaqësojnë aftësitë e FA-ve për të kryer operacione luftarake dhe jo luftarake. Bazën e kapaciteteve të luftimit e përbëjnë njësitë e luftimit të Forcës Tokësore (batalionet e luftimit), ndërsa ato të forcave të tjera do të zhvillohen në kohë të përshtatshme, në përputhje me nivelin e rrezikut ndaj sigurisë kombëtare dhe detyrimeve ligjore. Kapaciteti themelor i deklaruar për mbrojtjen kolektive në kuadër të Aleancës, është një “Grup-Batalion i Këmbësorisë së Motorizuar”, me angazhim gjashtë muaj deri në një vit, pa rotacion të mëtejshëm, të konfiguruar sipas misionit konkret.

KodheliKapacitetet e mbështetjes së luftimit përfaqësojnë aftësitë e FA-ve për të mbështetur operacionet në përmbushje të misionit dhe detyrave. Ato realizohen nga njësitë e mbështetjes së luftimit dhe njësitë e mbështetjes me shërbime të luftimit dhe përbëhen nga kapacitetet e mbështetjes me fuqi zjarri dhe kapacitetet që ofrojnë ndihmë operacionale të elementeve të luftimit, të tilla si kapacitetet e inteligjencës, sigurisë, MADM-së, xhenios luftuese dhe komandim-kontrollit e komunikimit. Kapacitetet e mbështetjes me shërbime të luftimit përfaqësojnë aftësitë e FA-ve për të mbështetur operacionet në përmbushje të misionit dhe detyrave. Ato realizohen nga njësitë dhe kapacitetet e mbështetjes me shërbime të luftimit, të cilat sigurojnë mbështetjen e përgjithshme për të gjitha FA-të.

Në këto kapacitete hyjnë kapacitetet e furnizimit, transportit, mirëmbajtjes, kujdesit shëndetësor, kujdesit psikologjik dhe të administrimit. Kapacitetet për përballimin e emergjencave civile përfaqësojnë aftësitë e FA-ve, të cilat do të angazhohen në operacione për sigurimin e mbështetjes ndaj autoriteteve qendrore dhe lokale për përballimin e emergjencave civile brenda vendit dhe në nivel rajonal. Ato do të jenë deri në nivel batalioni të përforcuar, ose në rastet e dy situatave emergjente të njëkohshme me angazhimin e dy njësive deri në nivel kompanie të përforcuar.

Kodheli inspects Second Battalion of Infantry Exercise in Zall-Dajt

Kodheli inspects Second Battalion of Infantry Exercise in Zall-Dajt

Kapacitetet e kërkim-shpëtimit përfaqësojnë aftësitë e FA-ve për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit. Kapacitetet e arsimimit dhe stërvitjes përfaqësojnë aftësitë e FA-ve për të mbështetur arsimimin, edukimin, përgatitjen dhe trajnimin e gjithë personelit të FA-ve. Kreu V detajon kapacitetet ekzistuese të Forcës Tokësore, Forcës Detare dhe Forcës Ajrore, si dhe ato të komandave mbështetëse. Në këtë kre përcaktohen 6 projektet kryesore të cilat do të implementohen për zhvillimin e kapaciteteve të strukturave të FA-ve në periudha afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, si dhe pritshmëria në përfundim të çdo periudhe.

Kapacitetet e kërkuara si detyrim për Aleancën janë prioritarizuar, detajuar dhe integruar në planet e zhvillimit të strukturave të FA-ve dhe për shkak të konfidencialitetit ato nuk janë listuar në dokument. Kreu VI trajton mbështetjen me burime të mbrojtjes të FARSH. Mbështetja e FA-ve me burimet e mbrojtjes përfshin burimet njerëzore, burimet materiale/logjistike dhe burimet financiare. Burimet njerëzore janë komponenti më i rëndësishëm dhe elementi themelor i kapaciteteve. Përmirësimi i kapaciteteve në personel do të realizohet nëpërmjet transformimit të sistemit të automatizuar të menaxhimit të personelit, si dhe programeve, politikave dhe procedurave.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli (2)Numri i personelit të FA-ve do të jetë 8500 vetë dhe do të zhvillohet sipas kategorive oficer, nënoficer, ushtar/detar dhe personel civil. Burimet materiale të FA-ve do të shfrytëzohen për përmirësimin e kushteve për jetesë, stërvitje dhe operacione të efektivave dhe do të konsistojnë në afrimin e mbështetjes me shërbime fushore, furnizime, transport dhe mirëmbajtje. Për shkak të kostos së lartë financiare, mbështetja e FA-ve në operacione do të sigurohet me marrëveshje me shtetet e tjera pjesëmarrëse në operacionet e përbashkëta ose me agjencitë e mbështetjes të NATO-s. Zhvillimi i kapaciteteve të FA-ve është i lidhur ngushtë me mbështetjen dhe menaxhimin efektiv të burimeve financiare të kërkuara. Mbështetja me burime financiare PAZHFA 2016-2025 do t’u referohet të dhënave makroekonomike të Ministrisë së Financave, me një tendencë rritjeje të zhvillimit të ekonomisë me ritme konstante. FA-të kanë planifikuar projektet për t’u realizuar në periudhën afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë dhe është përllogaritur kostoja financiare e nevojshme për realizimin e tyre.Presentation1

Burimet financiare për mbështetjen e shpenzimeve të mbrojtjes sigurohen kryesisht nga buxheti i shtetit për mbrojtjen dhe nga programet e bashkëpunimit ushtarak. Zhvillimi i kapaciteteve të FA-ve është i lidhur ngushtë me mbështetjen dhe menaxhimin efektiv të burimeve financiare të kërkuara. Planifikimi financiar synon parashikimin afatgjatë për sigurimin e burimeve të kërkuara në kuadër të PAZHFA 2016-2025. Mbështetja me burime financiare e PAZHFA 2016-2025 do t’i referohet të dhënave makroekonomike të Ministrisë së Financave me një tendencë rritje të zhvillimit të ekonomisë me ritme konstante. Mbajtja e një inflacioni të kontrolluar në nivel mesatar do të çojë në një rritje të buxhetit të Mbrojtjes, duke ruajtur vlereat 1% të GDP për vitet 2016-2018.  Bazuar në dokumentin e Strategjisë Ushtarake, buxheti i mbrojtjes do të rritet gradualisht, duke arritur në 2% të GDP-së, në vitin 2025, me qëllim përshpejtimin e procesit të zhvillimit të forcës së ardhshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button