Te ndryshme

Dhjetë plazhet e Algarves në Portugali, akoma për t’u zbuluar

 Një ëndërr për adhuruesit e plazheve! Algarve në Portugali ofron shkëmbinj të thepisur buzë brigjeve me plazhe ranore, një parajsë për sërfistët dhe gjire përrallore. Më poshtë do të gjeni dhjetë plazhet që preferohen më shumë nga turistët që shijojnë perëndimin “ndryshe” në brigjet e Atlantikut

Më shumë se njëqind plazhe zyrtare përrallore presin në Algarve që të zbulohen. Pasi ata, për ata që s’e dinë, kanë një karakter shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri e nuk mund të paraqiten si njësi unike.  Megjithëse të para shpesh nëpër kartolina që reklamojnë turizmin në Portugali, se cilat plazhe në brigjet luzitane të Atlantikut janë më të bukurat, për këtë nuk do mund të gjeni kurrë dakordësi – por njëri ndër këta dhjetë që po ju paraqesim më poshtë, do të jetë me siguri.

E pakrahasueshme duket të jetë panorama rreth farit të Lagos me formacionet e tij shkëmborë prej 20 metrash të lartë. Me harqet, shpellat, guvat, si dhe gjiret që fsheh,Ponta da Piedade u përket atyre destinacioneve më mbresëlënëse të Algarve-s.

Gjiri që lidhet direkt me të, Praia da Boneca, mund të arrihet me këmbë vetëm duke hipur nëpër një shteg të pjerrët dhe një guvë të ngushtë e mund të arrihet vetëm kur ka zbaticë. Më thjesht ai arrihet me varkë, por kujdes: nga shkëmbinjtë e thepisur kërcënoheni të goditeni nga gurët që mund t’ju bien mbi kokë!

Rreth një kilometër larg nga Ponta da Piedade ndodhet edhe Praia do Camilo, e cila të josh me qindra pikat e saj në vendet piktoreske për të bërë banjë dielli. Me një restorant të bukur në brigjet e thepisura, 100 shkallët e drunjta të shpien në gjiret e vogla ranore, të cilat janë të lidhura me një tunel artificial me njëra-tjetrën.

Ngaqë hyrja në to është shumë e vështirë, shpesh ajo duket shumë e ngushtë, por njëkohësisht shumë provokative e sfiduese. Një alternativë është Praia Dona Ana që ndodhet në afërsi.

Shkëmbinj të formësuar shumë nga uji i detit, i ndajnë seksionet e ndryshëm të plazhitPrainhain, që si pasojë e baticë-zbaticës kanë formuar shumë gropa e gunga, duke e bërë edhe më interesante.

Kështu, në perëndim arrihet plazhi shtatë kilometra i gjatë i Alvor-it në gjiret e vogla lindore, të cilat gjatë baticës sidoqoftë zhyten në ujë.

Edhe vetë hyrja në plazhin e vogël në lindje të Carvoeiro-s është një sfidë më vete. Ai arrihet vetëm nëpërmjet një ngjitjeje të pjerrët me këmbë e duar që të çon në një tunel të skalitur me duar.

Shkëmbinjtë kufizojnë gjirin nga e djathta dhe e majta, e alpinistë të pasionuar pas ngjitjeve, tentojnë deri në 12 metra lartësi.

Më tej në lindje, në plazhin e Benagil-it, gjendet një shpellë shkëmbore që është shndërruar në një magnet të vërtetë për turistët. Duke notuar, apo me barkë, arrihet gjatë baticës vendi i njohur si “katedralja”, e që në vetvete është një shpellë që laget fort nga deti  që e ka gërryer në një formë shumë interesante.

Ajo gjendet në fakt në shumë prej kartolinave që shfaqin Algarve-n apo dhe Portugalinë në përgjithësi. Bregu i ftohtë është ideal për ata që adhurojnë kajakët dhe fluturimet me ndihmën e motobarkave, që vërtiten mes Carvoeiro-s dhe Albufeira-s. Më tej mund të shohësh shumë gjire të vogla e plazhe, të cilët mund të arrihen vetëm nëpërmjet detit.

Ekskursionistët dhe turistët shpërblehen me një panoramë përrallore gjatë një rikonjicioni që i bëjnë terrenit në harkun e dy orëve, duke përshkuar distancën mes Benagil-it dhePraia Marinha-s.

Shpesh ai është gjendur në vendet më të larta të listës së plazheve më përrallore të botës: Praia Marinha. I madhërishëm, deri në 30 metër lartësi shkëmbore e mbrojnë plazhin në fjalë nga erërat. Në skajin perëndimor të tij shihen shkëmbinj e guva, të cilat mund t’i përftosh gjatë një xhiroje të thjeshtë me not.

Zhytësit, me pak fat mund të gjejnë edhe kuaj deti. Plazhi megjithatë shfaq rreziqet e shkëmbinjve Algarve: në vitin 1998, këtu u shkëput një copë prej tyre, pjesët e të cilit e kanë vështirësuar edhe sot e kësaj dite aksesin në pjesën perëndimore të plazhit.

Në skajin jugor të Algarve-s, gjendet plazhi i Martinhal-it, i preferuar sidomos nga familjarët dhe fëmijët. Në plazhin e sheshtë gjendet një strehë e drunjtë për karrocat e fëmijëve, shpëtimtarët e jetës në ujë, shumë restorante dhe një hotel i madh, i cili është i specializuar për familjet me fëmijë.

Qyteti Sagres është vetëm një hedhje guri larg dhe në Cabo de São Vicente mblidhen çdo mbrëmje një tufë turistësh të huaj, për të parë perëndimin e diellit mbi Atlantik.

Nga dyert e qytetit Olhão mund të shijohet parku natyror i lagunës së Ria Formosa-s në ishullin Culatra, me plazhet e saj të rërës prej disa kilometrash. Veç mijëra peshkatarëve, rritësve të midhjeve dhe rojtarëve të fareve, në këto rajone gjenden edhe plot portugezë që vijnë në ishullin e vogël për turizëm e që e arrijnë atje vetëm me anije ose me traget.

Hotele në këtë ishull dhe në katër ishujt e tjerë, nuk ka.  Të paktët mysafirë që duan të kalojnë aty natën, strehohen e akomodohen në shtëpitë e peshkatarëve. Të gjithë të tjerët i gëzohen udhëtimit me traget e atij me anije nëpër lagunë, të cilin do donin të mos përfundonte kurrë, plazheve thuajse të virgjëra e të papopulluara, si dhe midhjeve të freskëta të Conquilha-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button