Te ndryshme

Dhjetë punët më të çuditshme në botë

“Ka krizë dhe nuk ka punë”, tashmë nuk kalon ditë pa e dëgjuar të paktën një herë të vetme këtë “parullë” nëpër media. Në kohë të tilla kaq të errëta, e vetmja zgjidhje duket se është sajimi i mënyrave të reja të punësimit, në mënyrë që fundi i muajit të na gjejë të qetë, por sigurisht pa u përfshirë në kriminalitet. Ju mund të inspiroheni nga shembujt e mëposhtëm, mbi dhjetë profesionet më absurde. Asnjëherë nuk i dihet, mbase mund të përshtateni me ndonjë alternativë punësimi të re!

1-Pjesëmarrës profesionist në funerale

Në Tajvan është një profesion i popullarizuar. Ky ekspert paguhet për t’u shtirur për dhimbjen që ndien ndaj personit që ka vdekur. Atij i duhet të qajë, të vajtojë, të këndojë këngë morti dhe të lutet në publik gjatë ceremonisë. Këtë “shërbim” e blejnë vetëm familjet e pasura, ndërsa paga që ky profesionist merr është shumë e lartë.

 

2-Shkruesi i biletave të fatit për biskotat

Nëse talenti juaj është shkrimi, por bota e gazetarisë është e “tejngopur” tashmë, atëherë ju mund të ofroheni si autorë të biletave të fatit të përfshira në biskotat e famshme kineze. Është një detyrë me përgjegjësi të madhe: të kesh në dorë fatin e njerëzve nuk është e paktë.

 

3-Autostopisti profesionist

Në Indonezi ndodh e kundërta: autostopistët paguhen sepse ndihmojnë drejtuesin e makinës për të arritur më shpejt në një destinacion të caktuar, duke i diktuar rrugë dhe rrugica më të shkurtra. Ide e mirë, nëse nuk ju tremb fakti që të jeni në makinë me një të panjohur.

 

4-Kontrollori i cilësisë së patatinave

Kjo është puna e duhur për të pangopurit! Kjo lloj pune konsiston në faktin e të provuarit apo të ngrënies së patatinave, për të dalluar nëse ato janë të mira ose shumë të pjekura. Në Amerikë, paga vjetore e këtyre të punësuarve është 35 mijë dollarë në vit.

 

5-Gjumashi profesionist

Nëse do t’ju jepej mundësia, a do të mund të punonit duke ndenjur në shtrat gjithë ditën? Atëherë kandidoni për këtë profesion: nuk dihet të bëni gjë tjetër veçse të flini, ndërsa në trup do të keni të vendosura disa kabllo dhe ndijues, më pas mjekët dhe studiuesit e gjumit do të bëjnë punën e tyre.

 

6-Roja i arrave të kokosit

Është puna më perfekte për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë gjatë gjithë vitit me pushime në një vend parajsë. Ky punonjës ka për detyrë që të heqë nga palmat e resorteve të Karaibeve arrat e kokosit, të cilat janë shumë të mëdha, sepse rënia e tyre është një rrezik i vërtetë për klientët.

 

7-Punonjësi që kontrollon tharjen e bojës

Duket si një shaka, por nuk është kështu! Vëzhgimi i procesit të tharjes së bojës është shumë i dobishëm për përcaktimin e jetëgjatësisë së një pikture të caktuar. Ndokujt mund t’i duket shumë punë e mërzitshme, por nëse dëshironi të kaloni orë të tëra reflektimi, kjo mund të bëjë për ju.

 

8-Kontrolluesi i seksit të zogjve të fermave

Ju pëlqejnë kafshët? Ky profesionist verifikon nëse zogjtë e fermave të mëdha, janë femra ose meshkuj, për t’i ndarë më pas nga njëri-tjetri. Të parët dërgohen në vendin ku do të bëjnë vezë përgjatë gjithë kohës që ata do të jetojnë, ndërsa të dytët kanë gjithmonë një fat të keq.

 

9- Transportuesit e ajsbergut

Të dashuruarit pas të ftohtit dhe detit mund të paraqiten te Patrulla Ndërkombëtare e Akullit (International Ice Patrol, IIP). Kjo është një patrullë speciale, e cila ka për detyrë që të monitorojë spostimet e ajsbergëve për të parandaluar incidentet e anijeve. Në rast rreziku, këta punonjës përgjigjen personalisht për transportimin e blloqeve të akullit larg nga sipërfaqja e detit ku kalojnë anijet, duke përdorur makina të posaçme ose litarë.

 

10- Organizatori profesionist

A keni një talent të veçantë në përgatitjen e valixheve? Atëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ju mund të keni një sukses të garantuar si organizues profesionalë, për të sistemuar valixhet e fëmijëve që nisen për në kampet verore, ose për të mbajtur në rregull dhomën e gjumit. Paga përllogaritet 250 dollarë në orë: jo keq, apo jo!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button