☁️
Tiranë 10°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,774 ▼ -0.21% ETH $2,236 ▼ -0.22% XRP $1.1618 ▼ -1.54% SOL $89.4300 ▼ -0.91%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Partizani, trajneri Kërnaja: “Vllaznia? Jemi gati, kemi shtatë finale për të luajtur

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja ka dalë në një konferencë për shtyp për të komentuar në funksion të sfidës me Vllazninë, e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”, që do të luhet të shtunën në “Arena e Demave”, duke nisur nga ora 17:00.

Jeni gati për përballjen e nesërme ndaj Vllaznisë?

“Besoj se po. Kemi patur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen. Dihet rëndësia e ndeshjes, sidomos tani që të gjitha ndeshjet janë finale. Kemi shtatë finale për të luajtur, djemtë janë gati besoj do japim maksimumin”.

Sa ndikon fakti që Partizani nuk ka fituar këtë sezon ndaj Vllaznisë?

“Nuk besoj se ndikon, statistikat janë për në letër. Ne do japim maksimumin në fushë. Me Vllazninë këtë sezon kemi luajtur 3 ndeshje dy prej të cilave nën drejtimin tim. Një ndeshje këtu në shtëpi është interpretuar shumë mirë pavarësisht rezultatit 1 – 1. Të gjithë mendonin se ne duhet ta fitonim atë ndeshje duke parë volumin, rastet e krijuara pa fund. Siç e thashë edhe më parë është një ndeshje e fortë mes ekipeve që kanë histori në futbollin shqiptar. Të japim maksimumim dhe të hyjmë vetëm për fitore”.

Si paraqitet gjendja e skuadrës për ndeshjen e nesërme?

“Besoj grupi është i gatshëm, jemi të plotë për të luajtur ndeshjen e radhës. Vërtet ne kemi patur gjatë gjithë sezonit dëmtime të vazhdueshme dhe nuk kemi patur gjithmonë grupin e plotë, por falë madhështisë së klubit mund të kemi numrin më të madh të lojtarëve në dispozicion. Për këtë fakt ndoshta edhe mungesat nuk janë ndier sepse çdo lojtarë që është aktivizuar ka bërë maksimumin. Te klubi jonë e kemi theksuar edhe më përpara që pesha është e grupit jo e individit. Individi është për të bërë diferencën, ndërsa fuqia dhe gjithë pesha ekipit është te grupi që na bashkon”.

Presioni i vendit të katërt…

“Të them të drejtën presion nuk shohim. Eshtë përgjejgjësi më shumë për fanelën, për emrin e ekipit, sepse Partizani gjithmonë lufton për trofe dhe të renditet sa më lart në tabelë. Kur e kemi thënë në fillim nuk e ka besuar askush. Tashmë jemi ne që e kemi arritur dhe do bëjmë maksimumin për ta mbajtur. Nuk është presion por është një përgjejgjësi që djemtë po e zbatojnë shumë mirë deri tani”.

The post Partizani, trajneri Kërnaja: “Vllaznia? Jemi gati, kemi shtatë finale për të luajtur appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.