☁️
Tiranë 10°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,774 ▼ -0.21% ETH $2,236 ▼ -0.22% XRP $1.1618 ▼ -1.54% SOL $89.4300 ▼ -0.91%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

“Abissnet Superiore”: bilanci i dueleve direkte para ndeshjeve të javës së 30-të

“Abissnet Superiore” vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 30-të, ku skuadrat do të përballen për herë të katërt këtë sezon me njëra-tjetrën. Bilanci i tre përballjeve të mëparshme ofron një panoramë të qartë të dueleve direkte dhe të epërsive që disa skuadra kanë krijuar ndaj kundërshtarëve të kësaj jave.

Flamurtari – Tirana: Në tre përballjet e para mes dy skuadrave, Tirana ka epërsi me një fitore (1-0) dhe dy barazime (1-1 dhe 1-1). Bardheblutë kanë golavarazh 3-2 ndaj Flamurtarit dhe kërkojnë të ruajnë këtë avantazh edhe në takimin e radhës.

Egnatia – Bylis: Egnatia ka dominuar duelet direkte me dy fitore (1-0 dhe 5-1) dhe një barazim ndaj Bylisit (2-2). Rrogozhinasit kanë realizuar tetë gola dhe kanë pësuar tre, duke regjistruar një golavarazh të qartë 8-3 në favorin e tyre.

Partizani – Vllaznia: Në tre ndeshjet e zhvilluara deri tani, Vllaznia ka qenë skuadra më e suksesshme ndaj Partizanit, me dy fitore (4-1 dhe 1-0) dhe një barazim (1-1). Shkodranët kanë shënuar gjashtë gola dhe kanë pësuar dy, duke mbajtur një epërsi të konsiderueshme në bilancin e përgjithshëm.

Dinamo City – AF Elbasani: Edhe në këtë përballje, AF Elbasani ka epërsi në duelet direkte me dy fitore (1-0 dhe 2-0) dhe një barazim ndaj Dinamo City (1-1). Verdheblutë kanë shënuar katër gola dhe kanë pësuar vetëm një në tre takimet e mëparshme.

FK Vora – Teuta: Teuta ka avantazh të lehtë në përballjet direkte me një fitore (1-0) dhe dy barazime ndaj Vorës (1-1 dhe 1-1). Durrsakët kryesojnë edhe në golavarazh me rezultatin 3-2.

Duke parë bilancet e tre përballjeve të para mes skuadrave, java e 30-të pritet të sjellë sfida mjaft interesante dhe të rëndësishme për ecurinë e kampionatit. Në këtë fazë të sezonit, çdo pikë ka peshë të madhe si në garën për objektivat në krye të renditjes, ashtu edhe për skuadrat që synojnë të përmirësojnë pozitat e tyre në tabelë.

The post “Abissnet Superiore” në RTSH, bilanci i dueleve direkte para ndeshjeve të javës së 30-të appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.