Kronika

Dibër, 150 persona helmohen nga tortat; bllokohet pastiçeria

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur në Peshkopi. Rreth 150 persona me simptoma helmimi janë paraqitur në urgjencën e spitalit Rajonal të qytetit. Mjekët dyshojnë se ata janë helmuar si pasojë e konsumimit të tortave nga e njëjta  pastiçeri në qytet.

Mësohet se 50 nga të helmuarit janë fëmijë, ndërkohë që 15 prej tyre kanë qëndruar në spital për mjekime të mëtejshme.

Drejtoria e Shëndetit Publik me konstatimin e rastit ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Tiranë. Në bashkëpunim me inspektoriatin e sigurisë ushqimore ka bllokuar pastiçerinë ne ku dyshohet se janë shitur tortat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button