Bota

Dikur një modele, sot Zonjë e Parë e Amerikës. Ja kush është Melania Trump!

Melania Trump, bashkëshortja e presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-s Donald Trump, është zyrtarisht Zonja e Parë e SHBA-ve.

Melania Trump është një ish-modele sllovene, lindur në vitin 1970 në ish-Jugosllavi, ajo është vajza e Viktor Knavs, i cili është anëtar i Partisë Komuniste në Slloveni.

Melania Trump është Zonja e Parë e Amerikës që ka lindur jashtë SHBA që nga viti 1820.

Sot 46-vjeçarja e cila është në formë të shkëlqyer, e ka nisur botën e modelingut në moshën 16-vjeçare.

Ajo ka qenë disa herë në kopertinat e revistave më prestigjioze të modës dhe një herë ka pozuar nudo për revistën britanike GQ.

Momentalisht Melania Trump ka linjën e saj të produkteve të bukurisë, të cilat shiten në të gjithë botën. Në vitin 1998 ajo u njoh me Donald Trump në një sfilatë mode dhe u martuan në 2004-n në një ceremoni në Florida.

Në 2006-n ajo lindi djalin, Barron, duke konkretizuar kështu dashurinë e saj me Donald Trump. Melania mori “Green Card” në 2001-shin dhe në vitin 2006-n u bë zyrtarisht qytetare amerikane.

Por si do të jetë ajo si Zonjë e Parë?

Melania ndoshta është një ndër Zonjat e Para më të bukura që ka pasur Amerika por për sa i përket politikës ajo e ka shprehur hapur faktin që nuk e ka shumë qejf por që vazhdimisht jep mendime lidhur me ato çka bën bashkëshorti i saj.

Më herët ajo ka thënë se si Zonjë e Parë do të angazhohet kundër ofendimeve dhe kërcënimeve që bëhen në rrjete sociale sepse për të janë kthyer në shumë shqetësuese, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button