☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.35 ▼1.39%
ARI 4,032 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,184 ▼ -0.69% ETH $2,327 ▼ -0.57% XRP $1.2922 ▼ -1.92% SOL $100.7500 ▼ -0.81%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Diplomaci në lëvizje/ Kryenegociatori i Kosovës takim me misionet e BE për negociatat

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit në një reagim zyrtar ka njoftuar se takimi u fokusua në ecurinë e procesit të integrimit të Kosovës në BE, progresin e reformave dhe forcimin e institucioneve.

“Diskutimi u përqendrua në ecurinë e procesit të integrimit të Kosovës në BE, progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF), si dhe në nevojën për forcimin e koordinimit institucional dhe garantimin e zbatimit të qëndrueshëm të reformave”, thuhet në njoftim.

Më tej , kryenegociatori Zulfaj ka shprehur falënderime për BE-në dhe shtetet anëtare për ndihmën dhe kontributin në zhvillimin e Kosovës.

“Fokusi i tij kryesor do të jetë avancimi drejt statusit kandidat dhe hapja e negociatave si hapa të natyrshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Zulfaj ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është një përpjekje e përbashkët. Kosova është e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, ndan vlerat e përbashkëta evropiane, prin në rajon në indekset e avancimit demokratik dhe ka mesatare të lartë të zhvillimit ekonomik, andaj avancimi drejt anëtarësimit në BE është hap i natyrshëm dhe i merituar.”, thuhet në njoftim.

The post Diplomaci në lëvizje/ Kryenegociatori i Kosovës takim me misionet e BE për negociatat appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.