☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.30 ▼0.61%
ARI 4,576 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,782 ▲ +5.18% ETH $2,315 ▲ +2.46% XRP $1.2607 ▲ +12.26% SOL $87.4800 ▲ +2.32%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.30 ▼0.61 % ARI 4,576 ▲0.1 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.30 ▼0.61 % ARI 4,576 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Ligji për shtetësisë, Rashiq: Frikë për përfitime nga persona me dosje kriminale dhe lidhje me krime lufte

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka shprehur shqetësim për, siç tha ai, një fluks të qytetarëve serbë që po regjistrohen në komunat e Kosovës, duke paralajmëruar pasoja demografike, politike dhe financiare.

Rashiq tha se në disa komuna ku më herët ekzistonte një balancë ndëretnike, regjistrimet e fundit mund të ndikojnë në ndryshimin e strukturës demografike. Sipas tij, vetëm rreth 30 persona janë regjistruar deri më tani, por ai paralajmëroi se trendi mund të rritet.

Ai theksoi gjithashtu se çdo qytetar i regjistruar do të përfitojë nga skemat sociale dhe mbështetjet shtetërore, përfshirë pensionet, ndihmat sociale, subvencionet bujqësore dhe mbështetje të tjera financiare, gjë që sipas tij mund të krijojë barrë shtesë për buxhetin e Kosovës.

Në të njëjtën linjë, në debat është përfshirë edhe çështja e ligjit për shtetësinë, ku janë ngritur shqetësime për mundësinë e përfitimit të shtetësisë nga persona me histori kriminale apo familjarë të personave të dënuar për krime lufte.

Ekspertë të sigurisë kanë theksuar se institucionet si Agjencia e Inteligjencës së Kosovës dhe mekanizmat verifikues duhet të kenë rol vendimtar në filtrimin e aplikimeve, duke vlerësuar nëse aplikantët paraqesin rrezik për sigurinë e vendit.

Rashiq ka shtuar se ligji aktual për shtetësinë ka mangësi në aspektin e sigurisë dhe kontrollit, duke lënë hapësira që, sipas tij, duhet të adresohen përmes ndryshimeve ligjore në të ardhmen.

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.