⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,912 ▼ -0.25% ETH $2,237 ▼ -0.39% XRP $1.1639 ▼ -0.69% SOL $89.3200 ▼ -0.8%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur dhe nuk e kanë shkelur kurrë më parë Zvërnecin dhe Sazanin, duke qenë se Tare ka qenë ai që i ka shoqëruar për herë parë në këto vende.

Ai tha gjithashtu se personat që i janë futur këtij projekti janë njerëz seriozë dhe se kjo çështje e ka zanafillën te amendamenti i ligjit për zonat e mbrojtura, i miratuar para dy vitesh, në vitin 2024, i cili lejoi që në të gjitha zonat e mbrojtura të mund të kryheshin ndërtime.

“Që të dy ata, po, dhe ata që ishin aty me ta, as nuk e dinin ku binte Zvërneci dhe nuk e kishin dëgjuar për Zvërnecin, as Sazanin nuk e njihnin. Shkuan e panë, ju pëlqeu shumë si ide dhe pastaj më vonë kanë diskutuar. Por po të them që Zvërneci nuk ka pasur njohuri absolutisht, nuk e dinin ato, se kanë shkelur ndonjëherë, nuk e dinin ku ishte. Pra, mendoj unë, ata që i futën atje, i futën pa, me këtë llojin e arrogancës shqiptare që ‘mos ki merak se, e kupton, e zgjidhim ne, por ajo që duhet theksuar shumë është që zanafilla e gjithë kësaj zallamahi është amendimi i ligjit të zonave të mbrojtura që ndodhi para dy vitesh, në 2024-ën, i cili lejoi, lejoi që jo në Zvërnec, por në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë tashmë të futen ndërtime. Mendoj se kjo çështje do kthehet ne problem.

Janë të përfshirë njerëz seriozë, investime shumë të mëdha të cilat absolutisht i duhen Shqipërisë. Absolutisht, domethënë i duhen për anën ekonomike, anën politike, për lidhje, për emrat e markave e të tjera, por nuk i duhen në këtë mënyrë dhe nuk i duhen në zona të mbrojtura. Pra, dhe pse them arroganca? Sepse të gjithë ata që e gatuan këtë çorbë, po të ishin ulur me njerëzit e duhur që të njohin situatën, që janë profesionistë e tjerë e të tjerë, do t’i thonin shumë mirë që zona e mbrojtur është një aset jo për t’u shkatërruar, ti mund të bësh diçka jashtë zonës së mbrojtur, diku tjetër”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.