☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,210 ▲ +0.28% ETH $1,798 ▲ +1.17% XRP $1.1068 ▼ -0.24% SOL $77.8800 ▼ -1.61%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Bekaj në prag të miqësores me Andorrën: S’ka kundërshtar të lehtë





June 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30  

June 4, 2026

Bekaj në prag të miqësores me Andorrën: S’ka kundërshtar të lehtë


Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të enjten seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Andorrës.

Në këtë seancë, futbollistët dardanë kanë punuar me përkushtim dhe seriozitet maksimal, teksa atmosfera në grup mbetet shumë e mirë. Kombëtares gjatë ditës së enjte iu bashkua edhe portieri i Kosovës U21, Altin Gjokaj, pasi Arijanet Muriq është vendosur të mos ngarkohet më tepër pas shqetësimeve që ka pasur në stërvitjen e së mërkurës.

Portieri Visar Bekaj ka folur për ndeshjen e fundit miqësore ndaj Çekisë në Pragë, ku Kosova pësoi humbje me rezultat 2:1, duke theksuar se këto ndeshje shërbejnë si mundësi për testime dhe për t’u dhënë hapësirë lojtarëve të ndryshëm.

“Në pjesën e parë ndoshta nuk kemi luajtur shumë mirë, por në pjesën e dytë jemi rikthyer. Janë ndeshje testuese dhe besoj që disa lojtarë mund të vijnë në shprehje, të cilët nuk kanë pasur shumë hapësirë më herët. Ndeshja me Andorrën ndoshta duket e lehtë në letër, por nuk ka kundërshtar të lehtë në arenën ndërkombëtare. Duhet të fokusohemi, të japim 100 për qind nga vetja dhe në fund ta shohim rezultatin”, ka thënë Bekaj.

Ai ka theksuar se për të është gjithmonë krenari të jetë pjesë e Kombëtares dhe shpreson ta ketë mundësinë për të kontribuar në ndeshjen ndaj Andorrës.

“E kam thënë shumë herë se është nder të jesh pjesë e Kombëtares. Pastaj, nëse të vjen rasti, është edhe më mirë”, është shprehur Bekaj.

Visar Bekaj, 29-vjeçar, është pjesë e Tiranës, ndërsa me fanellën dardane ka regjistruar nëntë paraqitje.

Dardanët do të vazhdojnë përgatitjet me intensitet të lartë edhe në dy ditët e ardhshme, me synim që në miqësoren ndaj Andorrës të paraqiten me angazhim maksimal dhe të mbyllin këtë grumbullim me rezultat pozitiv.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.