☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,746 ▲1.04%
DOW 51,202 ▲0.54%
NASDAQ 27,321 ▲1.67%
NAFTA 88.67 ▼4.52%
ARI 4,215 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,045 ▲ +2.28% ETH $2,726 ▲ +1.01% XRP $1.5256 ▲ +2.73% SOL $121.4300 ▲ +3.06%
S&P 500 7,746 ▲1.04 % DOW 51,202 ▲0.54 % NASDAQ 27,321 ▲1.67 % NAFTA 88.67 ▼4.52 % ARI 4,215 ▲0.3 % S&P 500 7,746 ▲1.04 % DOW 51,202 ▲0.54 % NASDAQ 27,321 ▲1.67 % NAFTA 88.67 ▼4.52 % ARI 4,215 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Politika

Diplomacia parlamentare në Ankara, delegacioni shqiptar forcon bashkëpunimin me Turqinë

Një delegacion i nivelit të lartë nga Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme (KEPJ) i Kuvendit të Shqipërisë ka përmbyllur një vizitë zyrtare dyditore në Turqi, me ftesë të homologut turk, Fuat Oktay. Vizita, e zhvilluar midis datave 27 dhe 29 prill 2026, shërbeu si një platformë për rikonfirmimin e marrëdhënieve strategjike dhe intensifikimin e dialogut ndërparlamentar.

Delegacioni, i kryesuar nga Igli Hasani dhe i përbërë nga deputetët Ervin Hoxha, Sara Mila dhe Edmond Haxhinasto, nisi vizitën me një akt simbolik, duke vendosur një kurorë me lule në Memorialin e Mustafa Kemal Ataturk, në shenjë nderimi për themeluesin e Turqisë moderne.

Gjatë takimit me Komisionin për Harmonizimin me BE-në, palët diskutuan mbi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave legjislative. Kryetari i KEPJ, Igli Hasani, vuri në dukje një fakt domethënës për skenën politike shqiptare:

“Pavarësisht ndasive politike, ekziston një unitet i plotë mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo bindje se vendi i Shqipërisë është në familjen evropiane nuk ka ndryshuar asnjëherë,” nënvizoi Hasani.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për një kalendar konkret aktivitetesh që do t’i shërbejnë proceseve integruese të të dy vendeve.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua diplomacisë njerëzore gjatë takimit me Grupin e Miqësisë Turqi-Shqipëri. Ervin Hoxha, si kryetar i grupit të miqësisë nga pala shqiptare, ftoi kolegët turq për një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke theksuar se qëllimi kryesor mbetet afrimi i qytetarëve përmes historisë dhe kulturës së përbashkët.

Diplomacia parlamentare dhe stabiliteti rajonal

Në bisedimet e drejtpërdrejta me Komisionin e Punëve të Jashtme të Turqisë, të kryesuar nga Fuat Oktay, vëmendja u zhvendos te stabiliteti rajonal. Diplomacia parlamentare u cilësua si një instrument kyç për rritjen e mirëkuptimit dhe eksplorimin e formateve të reja të bashkëpunimit dinamik.

Delegacioni u shoqërua gjatë të gjitha takimeve nga Ambasadorja e Shqipërisë në Turqi, Blerta Kadzadej. /rtsh.al/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.