🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ
NAFTA
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,940 ▼ -0.28% ETH $2,040 ▼ -0.54% XRP $1.2871 ▼ -1.85% SOL $79.3700 ▼ -0.6%
S&P 500 DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA ARI S&P 500 DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA ARI
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kosova

Disa shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën? Kurti, s’besoj që do të jenë kundër anëtarësimit tonë

Kryeministri Albin Kurti nuk e konsideron problem në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, faktin që pesë vende anëtare të Unionit ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Shefi i qeverisë kosovare e dorëzoi të enjten aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe nga Praga tha se nuk beson që në këtë çështje Kosovës do t’i dalë problem me shtetet mosnjohëse, raporton Gazeta Express.

“Siç e dimë, kur e kemi nënshkruar MSA-në, pesë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ishin dakord dhe nuk besoj që pakica e shteteve anëtare të BE-së të cilat ende nuk e njohin pavarësinë tonë do të jenë kundër nesh që t’i bashkohemi familjes europiane”, tha Kurti.

Paraprakisht, ai tha se nuk do të kërkojnë rrugë alternative për anëtarësim në BE dhe se do të angazhohen që t’i zbusin zërat skeptikë. “Me përkushtimin tonë, edhe ndonjë zë skeptik në Bashkimin Europian lidhur me Kosovën besojmë që do ta zbusim e do ta ndryshojmë”, tha Kurti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.