☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.90 ▲0.14%
ARI 4,019 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,766 ▼ -0.36% ETH $2,310 ▼ -0.37% XRP $1.3010 ▲ +1.5% SOL $99.8500 ▼ -0.87%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.90 ▲0.14 % ARI 4,019 ▼0.48 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.90 ▲0.14 % ARI 4,019 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Papa Leone XIV në Urbi et Orbi: Bota e plagosur nga luftrat

Në mesazhin e tij për Pashkën katolike, papa Leone XIV deklaroi sot se bota është e plagosur nga luftrat dhe abuzimi, por Zoti është i pranishëm përmes çarjeve të ringjalljes që hapen në errësirë.

”Ne e shohim atë të pranishme në padrejtësi, në egoizmin e individëve, në shtypjen e të varfërve, në mungesën e vëmendjes ndaj më të prekshmëve”, deklaroi papa.

”Ne e shohim atë në dhunë, në plagët e botës, në britmën e dhimbjes që ngrihet nga çdo anë për abuzimet që shtypin më të dobëtit, për idhujtarinë e fitimit që plaçkit burimet e tokës, për dhunën e luftës që vret dhe shkatërron”, theksoi ai.

”Por, Zoti është gjallë dhe mbetet me ne. Përmes çarjeve të ringjalljes që hapen në errësirë, ai ia beson zemrat tona shpresës”, tha papa në predikimin e tij të Pashkëve.

”Fuqia e vdekjes na kërcënon gjithmonë, brenda dhe jashtë. Brenda nesh, kur barra e mëkateve tona na pengon të fluturojmë; kur zhgënjimet ose vetmia që përjetojmë na i shterin shpresat; kur shqetësimet ose pakënaqësitë na e mbysin gëzimin e jetës; kur përjetojmë trishtim ose lodhje, kur ndihemi të tradhtuar ose të refuzuar, kur duhet të përballemi me dobësitë tona, me vuajtjet, me mundin e çdo dite, atëherë ndihemi sikur kemi përfunduar në një tunel nga i cili nuk shohim dalje”, tha ai.

“Është e vërtetë që shpesh duket sikur Zoti nuk ekziston: shohim padrejtësi, ligësi, indiferencë dhe mizori që nuk pakësohen kurrë. Por, është po aq e sigurt se në mes të errësirës diçka e re gjithmonë fillon të lulëzojë, e cila herët a vonë jep fryte”, theksoi papa.

”Pashka na jep këtë shpresë, duke na kujtuar se në Krishtin e ringjallur, një krijim i ri është i mundur çdo ditë. Pashka është një fillim i ri, është jeta që më në fund u bë e përjetshme nga fitorja e Zotit. Ne kemi nevojë për këtë këngë shprese”, përfundoi papa Leone XIV./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.