Ekonomia

Diskutim mbi strategjinë afatgjatë të turizmit në Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë së Zhvillimit të Turizmit, Sonia Popa, përballë një paneli gazetarësh dhe grupe interesi, në një dalje televizive mbrëmjen e te merkures, diskutuan  mbi strategjine afatgjate për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Ligji i ri i turizmit, i miratuar së fundmi, zuri një vend të rëndësishëm në zhvillimin e debatit.

Në këtë kuadër, Çollaku theksoi se bashkëpunimi me bashkitë dhe prezantimi i Shqipërisë në panairet e shumtë që AKT organizon, do të ndikojnë direkt në përmirësimin e imazhit të vendit dhe shtimin e numrit të turistëve, që është edhe objektivi kryesor i punës së këtij institucioni.

Rëndësi të veçantë do të ketë përfaqësimi sa më dinjitoz i Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Shtutgartit, ku vendi ynë do të jetë partner country.

Në muajt e parë të sezonit, AKT është në pritje të një grupi operatorësh ruse, që më pas do të vazhdojë me një tjetër grup gazetarësh dhe kështu vendi ynë do të promovohet edhe në tregun rus.  Çollaku theksoi faktin se në situatën e krijuar së fundmi, Shqipëria do të përfitojë nga tërheqja e turistëve prej Turqisë dhe tregu rus mund të kthehet në një fuqi të shtuar të këtij sezoni.

Argumenta të tjerë në debat ishin bashkëpunimi me ministrinë e Kulturës për vizitat nëpër muzeume, rregullimi i orareve dhe bashkëpunimi me policinë për qarkullimin e autobusëve me turistë etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button