🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,457 ▲1.78%
DOW 45,828 ▲1.35%
NASDAQ 21,287 ▲2.37%
NAFTA 104.66 ▲1.73%
ARI 4,648 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,656 ▲ +0.43% ETH $2,087 ▲ +1.13% XRP $1.3292 ▼ -0.93% SOL $82.2200 ▼ -2.2%
S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 % S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Djali i ish-policit që u vra në Torino: E dimë kush porositi ekzekutimin, policia të gjejë vrasësit

“E dimë kush e ka porositur atentatin ndaj tim eti. Janë po të njëjtët që e plagosën në vitin 2006 në Elbasan. Tani mjaft më!”. Elton Mema, djali i madh i ish-shefit të Policisë Rrugore, Fadil Mema, vrarë në orët e para të 13 marsit në Torino të Italisë, deklaron se porositësit i njohin.

Vendi ku i ekzekutua ish polici Mema

Mediat italiane kanë cituar fjalët e djalit të viktimës, të cilin e kanë takuar poshtë pallatit ku jeton familja e tij, në rrugën “Pavese” të Torinos. Aty pranë iu qëllua i ati tri ditë më parë, nga persona ende të paidentifikuar. Por djali i Fadil Memës ka thënë për gazetarët atë që ka treguar dhe për Policinë.

“Porositësit e vrasjes i dimë. Policia të gjejë autorët, sepse ata nuk i njohim. Kush qëlloi mbi babain tim duhet të jetë shqiptar, i punësuar nga organizatorët e krimit”, ka shtuar Eltoni.

Gjithmonë sipas mediave të huaja në shtetin fqinj, familjarët e ish-policit shqiptar dyshojnë se ka dëshmitarë për këtë ngjarje. “Kemi të dhëna që dikush ka parë vrasjen. Ky person duhet të tregojë për autorët që të arrestohen sa më parë”, mësohet të kenë thënë ata…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.