Te ndryshme

Do protestonte, e ëma ‘e kap me shpulla’

Për shumë manifestues, pengesa më e madhe gjatë një proteste janë barrikadat me policë, por s’ishte kështu për një të ri amerikan.
I veshur me të zeza, i maskuar dhe me një çantë shpine, ndoshta të mbushur me molotov e sende të tjera të forta për t’u përleshur me policinë, i riu është njohur nga nëna e tij. Kjo e fundit ka nisur ta godasë me shpulla dhe tërheqë me vete për të mos e lejuar që të marrë pjesë në protestën e dhunshme.

E gjithë skena ka ndodhur përpara dhjetra kamerave të vendosura në rrugët e qytetit amerikan, ku së fundmi janë zhvendosur edhe trupa të Gardës Kombëtare për të garantuar sigurinë.

Autoritetet përshëndetën veprimin e nënës duke theksuar se është një shembull i mirë se ata që mbështesin dhunën janë një grusht personash.

Në Baltimore qindra të protestues janë përleshur dhunshëm me policinë pas vdekjes në rrethana ende të paqarta në paraburgim të të riut me ngjyrë Freddie Gray. Të paktën 15 policë dhe dhjetra protestues kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button