Bota

Dobësohet ISIS, humb 22% të territorit

Presioni i shtuar ushtarak mbi militantët e Shtetit Islamik në Siri e Irak ka bërë që përgjatë 15 muajve të fundit, grupi i dhunshem xhihadist të humbasë 22% të territorit të kontrolluar prej tij.

Pjesa më e madhe e kësaj rrudhjeje të zonave të pushtuara nga ISIS, e llogaritur tek 8%, ka ndodhur që nga fillimi i këtij viti. Ky është përfundimi në të cilin del grupi vëzhgues IHS Jane’s pas një analize të kujdesshme të situatës, e cila dëshmon po ashtu se militantët janë “gjithnjë e më të izoluar dhe se përceptimi për ta është në rënie”.

Verifikimet e tij, grupi i ka përqendruar kryesisht në Sirinë Veriore, në zonën mes Raqqasë së kthyer në kryeqytetin e të ashtequajturit Kalifat islamik dhe kufirit me Turqinë, ku sulmet ajrore ruse e ato të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara si dhe përpjekjet në terren të luftëtarëve kurdë e sunitë, i kanë zbrapsur militantët duke çliruar vendkalimet kryesore kufitare.

Shteti Islamik tani kontrollon një pjesë të vogël të territorit sirian ku mund të kontrabandojë furnizime dhe luftëtarë nga Turqia. Përfshirja e Rusisë në sulme me goditje ajrore krijoi polemika, pasi Perëndimi e akuzoi se sulmet e saj po shënjestronin rebelet anti-Assad.

Por, fillimi i bombardimeve ruse 30 shtatorin e vitit te kaluar shënoi një intensifikim të fushatës së përgjithshme ajrore. Ndërmjet 1 janarit të vitit 2015 dhe fillimit të sulmeve ajrore ruse, avionët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kryenin mesatarisht 20 sulme në ditë në Irak dhe Siri.

Sipas një analize që Zëri i Amerikës u ka bërë të dhënave të Pentagonit, nga fillimi i bombardimeve ruse, numri u rrit në 23 sulme në ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button