Kronika

Serveri i Tatimeve, përgjegjësi i sektorit të Zhvillimeve nuk pranon të filmohet

Përgjegjësi i sektorit të Zhvillimeve tek Tatimet, Gjergj Nestori, nuk pranoi të filmohet gjatë seancës së rashës së Komisonit Hetimor Parlamentar për Serverin e Tatimeve. Komisioni e pranoi kërkesën e tij dhe kamerat xhiruan vetëm me kurrriz.

Nestori deklaroi në dëshminë e tij: “Nuk besoj që grupi i auditit për 5 ditë të ketë kryer auditin e plotë. Por gjatë kësaj periudhe u konstatua se mungonin mbi 4 milionë deklarata të bizneseve”.

“Unë nuk kam qenë ndonjëherë në dijeni se sistemi i vjeter i IT-së të kishte patur ndërhyrje nga jashtë. Ndërsa, përsa i takon procedurës së TVSH-së, sistemi pasqyronte vetëm përfundimin e procesit të rimbursimit të TVSH-së dhe jo mënyrën se si ishin hartuar dokumentet”, tha Nestori.

Të mërkurën, komisoni pyeti ish-drejtorin e IT-së në Drejtorinë e Tatimeve, Renald Rista, i cili ka qenë edhe i arrestuar nga Prokuroria, në lidhje me skandalin e serverit të tatimeve.

Rista deklaroi se eprorja e tij e drejtpërdrejtë, Drejtoreja e Tatimeve e kishte urdhëruar verbalisht që t’i krijonte akses grupit të Auditit të Ministrisë së Financave, grup i cili sipas Ristës, ka kryer veprime të kundraligjshme me të dhënat e Tatimeve.

“Kam marrë një urdhër verbal nga drejtori ku më është kërkuar që t’u lejoja akses këtyre personave, t’u hapja rrugë sepse ka marrë urdhër nga ministri dhe Kryeministrit. Këta persona kanë kopjuar të dhënat, një pjesë e madhe e të cilave kanë dalë jashtë institucionit, paçka se ishte e ndaluar me ligj të veçantë”, thotë Rista.

Gjatë dëshmisë ish-drejtori i IT Renald Rista, deklaroi se pasi ishte liruar nga arresti kishte mësuar se pyetjet që i ishin bërë në Prokurori ishin hartuar më parë nga persona, pjesë e qarqeve politike, që ishin të përfshira në klonimin e të dhënave të serverit të tatimeve.

Sipas Ristës të dhenat e klonuara mund të përdoren për të shantazhuar bizneset si nga politika, por edhe nga aktiviteti kriminal nëse i zotëron ato.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button