Maqedonia
Doganat e Maqedonisë konfiskojnë para dhe mallra të ndryshme
Gjatë javës së kaluar, shëbimet doganore të Maqedonisë kanë zbuluar disa tentime për kontrabandimin e mallrave të ndryshme. Këto mallra janë konfiskuar përkohësisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konkretisht, doganierët kanë zbuluar deviza, mallra teknik, këpucë, prodhime kozmetike dhe falsifikime tejra.
Gjithsej janë kapur mbi 18 mijë franga zvicerane, pastaj pllaka elektronike, 39 palë këpucë, 1.005 copë prodhime kozmetike si lapsa për buzë, buzkuq, ngjyrë për qerpikë, afër 7000 deodorantë, etj.