🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,835 ▲ +0.86% ETH $2,007 ▲ +0.8% XRP $1.3368 ▲ +0.73% SOL $82.8300 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Doganat fillojnë të pranojnë deklarimet online nga biznesi

Duke filluar nga data 1 Maj 2017 ka nisur deklarimi/afishimi i të gjithë dokumenteve për deklarimin doganor online me disa biznese pilot. Burimet nga Dogana bëjnë me dije se synimi është që nga viti 2018 të kalohet në një doganë pa dokumente dhe deklarimi doganor online pritet të eliminojë shumë probleme ekzistuese.

Në portalin e-dogana, biznesi do të ketë informacion lidhur me tarifën, vlerësimet, klasifikimet, dhe si projekt pritet të jetë funksional rreth 6-mujorit të dytë të 2017.

Bizneset kanë shqetësim të vazhdueshëm në pikëpamjen e vlerës doganore. Por doganat që nga viti tjetër nëpërmjet deklarimit online do të krijojnë një qendër të madhe të vlerës ku të mos ketë ndryshime të vlerës dhe klasifikimeve nga një doganier në tjetrin por të jetë uniforme dhe standarde për gjithë territorin, sipas burimeve zyrtare nga doganat.

Kjo mënyrë sipas projektit të doganave do të shmangte edhe kontaktet me biznesin dhe do t’i shërbente si uljes së korrupsionit dhe standardizimit të procesit dhe trajtimit të barabartë të biznesit.

Kodi doganor ka përcaktuar metodat e vlerësimit ku çmimi i referencës është i gjashti, por fatkeqësisht është shkuar nga i para tek e gjashta në pamundësi të vlerësimit me metodat e tjera. Por ngritja e një database të vlerës ku do të raportohet historiku i shitjeve të tre muajve të fundit do të shërbeje për krijimin e një baze reale të të dhënave për vlerësim dhe të minimizojë përdorimin e çmimeve të referencës.

Deklarimi në doganë është paraqitja e mallrave që hyjnë ose dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë pranë autoriteteve doganore për të kryer procedurat sipas njërës nga mënyrat e deklarimit.

Informacioni për mënyrat e deklarimit në doganë gjendet në nenet 65 – 74 dhe 84 – 101 të Ligji 8449, date 27.01.1999 , nenet 121-159 te VKM 105, date 13.04.1999 (e ndryshuar), Udhëzimi nr. 1, datë 14.01.2011 si dhe Udhëzimi nr.1/1 datë 11.08.2014.

Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë të deklarojë mallrat në doganë nëpërmjet një përfaqësuesi.

Përfaqësimi mund të jetë i drejtpërdrejtë, kur përfaqësuesi deklaron në emër dhe për llogari të të përfaqësuarit dhe përfaqësim i tërthortë, kur përfaqësuesi deklaron në emër të tij dhe për llogari të të përfaqësuarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.