🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 112.61 ▲12.48%
ARI 4,639 ▼3.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,050 ▼ -3.19% ETH $2,025 ▼ -4.35% XRP $1.2908 ▼ -4.47% SOL $77.9200 ▼ -5.95%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 112.61 ▲12.48 % ARI 4,639 ▼3.62 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 112.61 ▲12.48 % ARI 4,639 ▼3.62 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Dokumenti: ISIS ka sanksionuar rrëmbimin e organeve nga pengjet

Veprimet ekstreme të Shtetit Islamik duken se nuk kanë të sosur. Së fundi mësohet se grupi xhihadist ka sanksionuar me një ligj të pazbuluar deri më parë, mbledhjen e organeve jetike humane, që sigurisht ka rritur edhe më tepër shqetësimet e ndërkombëtarëve mbi trafikimin e pjesëve të ndryshme të trupave njerëzore.

Vendimi i caktuar prej 31 janarit të vitit 2015, i cili është siguruar nga “Reuters”, tregon se marrja e organeve nga pengjet e gjalla për të shpëtuar një jetë myslimani, edhe nëse kjo do të rezultojë fatale për pengun, është e lejueshme.

Agjencia prestigjioze e lajmeve nuk mund ta konfirmojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e këtij dokumenti, por ofron edhe një ndërlidhje në faqen online të tij me versionin e dokumentit të përkthyer nga qeveria amerikane. Zyrtarë të SHBA-ve thonë se dokumenti është gjetur mes një grumbull të dhënash dhe informacionesh të tjera të siguruara nga forcat speciale amerikane, pas një bastisjeje të zhvilluar në lindje të Sirisë gjatë muajit maj.

“Jeta e mohuesve të fesë dhe organet e tyre nuk mund të respektohen, ndaj dhe duhen marrë me çdo mënyrë pasi kjo është e pandëshkueshme”, thuhet në dokumentin e shkruar në formën e një “fatwa”-je, apo ligji fetar islamik, nga Komiteti i “Fatwa”-së dhe Kërkimit të Shtetit Islamik.

“Edhe heqja e organeve jetike të pengjeve, që mund të rezultojnë me humbjen e jetës së tyre, nuk është e ndaluar”, thuhet në nenin 68 të këtij ligji “fatwa”, sipas përkthimit të kryer nga qeveria amerikane.

Dokumenti nuk ofron ndonjë provë nëse Shteti Islamik është i përfshirë aktualisht në rrëmbimin e organeve apo në trafikimin e tyre. Por, ai jep sanksionin fetar për ta bërë diçka të tillë bazuar mbi interpretimin ekstrem të Islamit sipas këtij grupi, gjë që në fakt është refuzuar nga shumica e myslimanëve anembanë botës.

Më herët, Iraku kishte akuzuar Shtetin Islamik për rrëmbimin e organeve njerëzore për t’i trafikuar më pas ato me qëllime përfitimi. Dokumenti nuk e përcakton se cili konsiderohet “femohues”, ndaj dhe deri më tani militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë apo burgosur vetëm njerëz jomyslimanë, të tillë si të krishterët, myslimanët shiitë, por edhe myslimanë sunitë të cilët nuk ndjekin pikëpamjet ekstremiste të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.