☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.02 ▲0.15%
ARI 4,790 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,109 ▲ +1.28% ETH $2,217 ▲ +1.66% XRP $1.3423 ▲ +1.01% SOL $83.5700 ▲ +1.62%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.02 ▲0.15 % ARI 4,790 ▼0.58 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.02 ▲0.15 % ARI 4,790 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Donald Lu, “olee” për Shullazin; ambasadori: Reforma në drejtësi, primare

Ambasadori amerikan, Donald Lu përshëndeti arrestimin e Emiljano Shullazit dhe madje e quajti atë shefin e krimit të organizuar në Shqipëri.
Ambasadori amerikan, që ishte denoncuesi i parë publik i aferës kriminale të Shullazit pak muaj më parë, kërkoi që hetimet të trajtohen në mënyrë të pavarur.
“Në vitet e kaluara kemi parë arrestimin dhe ndalimin e gjyqtarëve, prokurorëve, parlamentarëve, ish-ministrave dhe tani pamë arrestimin e shefit të krimit të organizuar, Emiljano Shullazi. Ne i përgëzojmë këta hapa pozitivë dhe presim që këto raste të vazhdojnë të trajtohen në mënyrë të pavarur”, deklaroi Lu.
Ai e cilësoi reformën në drejtësi si një rrugë të detyrueshme për politikën shqiptare. Por, duke folur në një forum ekonomik të rëndësishëm si Dhoma Amerikane e Tregtisë, Lu u shpreh se kjo reformë do të ndihmojë biznesin, por dhe do të tërheqë investitorë të mëdhenj në Shqipëri.
“Një nga çështjet që kam diskutuar më shumë me ju është reforma dhe më keni thënë se, nëse do të keni një sistem të besueshëm drejtësie do të bëjë një ndryshim të madh në rritjen e bizneseve tuaja. Një reformë  drejtësie do të tërheqë investitorët e mëdhenj, do të rrisë besueshmërinë e bizneseve”, theksoi Lu.
Ambasadori amerikan lëshoi thuajse një ultimatum ndaj politikanëve vendas kur, duke paralajmëruar miratimin e shpejtë të reformës në drejtësi, la të kuptohej se kjo do të vendoste vijën ndarëse mes së mirës dhe së keqes, edhe në politikë.
“Po jua them sinqerisht se jemi shumë pranë përfundimit të kësaj reforme. Liderët e partive duhet të influencojnë në përshpejtimin e reformës në drejtësi, sepse është e rëndësishme që të kemi politikanë që punojnë për popullin e tyre”, shtoi Lu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.