☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,839 ▲0.21%
DOW 48,082 ▼0.21%
NASDAQ 22,968 ▲0.64%
NAFTA 97.92 ▲0.05%
ARI 4,806 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,011 ▲ +3.29% ETH $2,248 ▲ +3.8% XRP $1.3533 ▲ +2% SOL $84.9700 ▲ +4.02%
S&P 500 6,839 ▲0.21 % DOW 48,082 ▼0.21 % NASDAQ 22,968 ▲0.64 % NAFTA 97.92 ▲0.05 % ARI 4,806 ▼0.24 % S&P 500 6,839 ▲0.21 % DOW 48,082 ▼0.21 % NASDAQ 22,968 ▲0.64 % NAFTA 97.92 ▲0.05 % ARI 4,806 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Donald Trump, përsëri dyshime për gjetjet e agjencive të zbulimit

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, vuri në lojë kundërshtarët politikë, duke kritikuar mediat dhe duke vënë përsëri në dyshim përfundimet e agjencive amerikane të zbulimit se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale.

Zoti Trump bëri sot një seri komentesh në Twitter, ku pyeste se përse Komiteti Kombëtar Demokrat u tregua “aq i pakujdesshëm” duke bërë që të zbuloheshin mijëra e-maile të John Podestës, kreu i fushatës së rivales Hillary Clinton dhe përse demokratët nuk u mbrojtën nga sulmet kibernetike ashtu siç u mbrojt Komiteti Kombëtar republikan.

Emailet e zotit Podesta nxirrnin në shesh përpjekjet në prapaskenë për të ndihmuar kandidaten Clinton, që të fitonte emërimin e partisë, dhe e vinin kampin e demokratëve në pozitë të vështirë.

Presidenti i zgjedhur citonte gjithashtu themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, sipas të cilit edhe “një 14 vjeçar mund t’i kishte nxjerrë emailet e Podestës” dhe se “nuk ishin rusët që ia kishin dhënë atij informacionin.” Wikileaks publikoi mijëra e-maile të zotit Podesta në ditë përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Senatori republikan Lindsey Graham, një kritik i zotit Trump, shprehu dyshime për mbështetjen e tij tek zoti Assange.

“Assange gjithmonë ka sabotuar Shtetet e Bashkuara, tha zoti Graham në Twitter. Nuk besoj që amerikanët duhet të kenë besim tek ajo që thotë Julian Assange”.
Zoti Trump, gjithashtu kritikoi demokratët që nuk kishin reaguar ndaj informacioneve të përfshira në emaile, që ai i quajti si “gjëra të tmerrshme që ata kishin bërë dhe kishin thënë.
Ai përmendi rastin kur një pyetje i ishte treguar zonjës Clinton përpara një debati me senatorin Bernie Sanders, ndaj të cilit ajo fitoi në garën mes demokratëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.