☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 99.47 ▼1.88%
ARI 4,793 ▲2.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,085 ▼ -0.09% ETH $2,136 ▲ +1.42% XRP $1.3469 ▼ -0.22% SOL $82.9300 ▼ -0.43%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.47 ▼1.88 % ARI 4,793 ▲2.45 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.47 ▼1.88 % ARI 4,793 ▲2.45 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Dortmund, arrestohet një islamik. Në kërkim një tjetër

Policia gjermane ka vënë në pranga një të dyshuar me lidhje islamike, pas sulmit me bomba ndaj autobusit të futbollistëve të Borussia Dortmund.

Prokurorët thanë gjithashtu se tre pajisjet eksplozive të përdorura mbrëmjen e djeshme përmbanin shirita metalikë prerës. Dy letra që merrnin përsipër përgjegjësinë e sulmit janë objekt hetimi i tyre.

Zyrtarët po i trajtojnë shpërthimet e djeshme si një sulm terrorist, tha një zëdhënëse e prokurorit federal të Gjermanisë, në Karlsruhe. Prokurorët federalë, të cilët kanë përgjegjësinë për të hetuar krimet e lidhura me terrorizmin, tashmë kanë marrë në dorë çështjen.

Prokurori udhëheqës i këtyre hetimeve, Frauke Koehler tha se “dy të dyshuar me rrënjë islamike janë bërë fokusi i hetimit. Apartamentet e atyre janë bastisur, ndërsa njëri prej tyre është arrestuar”. Koehler tha se tri letra me të njëjtën përmbajtje u gjetën pranë vendit të shpërthimit, të cilat sugjeronin se agresorët kishin lidhje me Shtetin Islamik.

“Mes gjërave të tjera, ata kërkonin tërheqjen e avionëve luftarakë gjermanë ‘Tornado’ nga Siria dhe, e nënvizoj, mbylljen e bazës ajrore Rammstein”, tha zëdhënësja për letrat. Ato po analizohen për autenticitetin e tyre.

Një tjetër letër, e cila u publikua “online” dhe ku grupet ekstremiste të majta pretendonin autorësinë e sulmit, sipas prokurorëve nuk është origjinale dhe për këtë kanë arsye të forta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.