Draghi: BQE-ja nuk mund të blejë bonde greke
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi përjashtoi mundësinë që në fazën aktuale, banka të pranojë rishtas si kolateral për marrje likuiditetesh bondet shtetërore greke.
Gjatë një konferencën shtypi në kryeqytetin qipriot, Draghi iu referua Konventës së BE-së dhe konkretisht nenit 123 për financimin monetar.
”Në këtë sens, mundet dikush të thotë që BQE-ja është banka qendrore e Greqisë, në ndërkohë që ajo është banka qendrore e gjithë vendeve të tjera”, nënvizoi Draghi.
Sa i përket blerjes së bondeve greke, ai tha se BQE-ja është e para që uron të mundet të financojë ekonominë greke, nëse përmbushen kushtet, domethënë të ketë një konkludim të suksesshëm të inspektimit të vendit.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.