Ekonomia

Drejt Orikumit në një bashkim vlerash…

Ministria e Zhvillimit Urban publikoi projekt-iden e arkitektit Endrid Llubani që u vlerësua me çmimin e tretë në konkursin “Arkitektët e rinj për Zhvillimin Urban”.

orikum-hartaNjë tjetër ide pas asaj të fitueses së çmimit të parë të këtij konkursi “Rindërtimi i kishës së Shën Mërisë së Vaut të Dejës dhe ndërtimi i muzeut të kujtesës dhe  traditës vendase përgjatë rrugës për në kështjellën e Shën Markut” i cili u vlerësua si më i miri nga juria dhe  iu dha çmimi i parë me autorë  Arba Baxhaku.

Orikumi është një pikë strategjike e rajonit e përmendur që në lashtësi për historinë, natyrën, faunën dhe florën e tij. Por në dekadat e fundit zhvillimi kaotik ka zbehur rëndësinë e tij duke u lëne në harresë. Shtresëzimet e historisë evidentohen duke lidhur pikat kryesore të qytetit me prioritetin e turizmit, zhvillimin e qytetit të lidhur ngushtë me detin si dhe afrimin e qytetit me agrikulturën, si një pikë strategjike e rëndësishme e zhvillimit ekonomik.

Qëllimi është që nëpërmjet itinerareve të përcaktohen limitet e qytetit, të cilat lidhin në mënyrë harmonike vlerat e qytetit. Keto itinerare rregullojnë zhvillimin kaotik të qytetit. Koncepti i itinerarit mbështetet në katër segmente të ndryshme. Segmenti fillestar i itinerarit përkon me “check-point”-in, që do të jetë pikënisja për në “ Muzeun e Hapur Detar ”, ku për gjatë kësaj rruge që do të përshkruhet me anë të transportit alternative ekologjik (biçikleta, makinaelektrike), do të gjenden element të një baze detare ushtarake, të tilla si tanke,orikummbunkerë,makina ushtarake etj.

Segmenti i dytë është pika simbolike lidhëse ndërmjet “Muzeut te Hapur Detar” dhe “Muzeut të Luftës së Ftohtë”. Kjo është nëndetësja U-105 si simbol i Luftës së Ftohtë ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë dhe simbol i bazës detare.

Nëndetësja bëhet e vizitueshme duke i përshtatur për vizitorët ambientet e brendshme. Secili ambient do të ketë një tematikë të caktuar, kjo e lidhur ngushtë dhe me skenarin e filmit “Ballë për ballë” ku pasqyrohet ideologjia e asaj kohe.

Segmenti i tretë konsiston në ripërdorimin e godinave ekzistuese duke I shndërruar në “Muzeun e Luftës së Ftohtë”, që është njëkohësisht dhe qendra e itinerarit. Koncepti është ruajtja e godinave ekzistuese nëpërmjet një mbulese (strehë).Kjo strehë e përkthyer në gjuhë arkitektonike nënkupton ushtarët që mbrojnë godinat. Muzeu vetë do të jetë një dëshmi e gjallë e ideologjisë së kohës, duke përshkruar me saktësi funksionimin e bazës.

Itinerari vazhdon me ngjitjen për në kodrën arkeologjike të qytetit të lashtë të Orikos-it. Vizitorët do të magjepsen me pamjen e mrekullueshme të detit, dhe nga këtu do të vazhdoje vizita e rrënojave të qytetit ku vizitorët do të njihen me historinë e lavdishme të Orikos-it të demonstruar me amfiteatrin e qytetit, shtëpitë, shkallaret e gurta, muret e fortifikuara.
orikum 3Pasi mbaron vizita në rrënojat arkeologjike , itinerari vazhdon duke kaluar lagunën nëpërmjet një ure të drujntë, e ngjashme me atë që ndodhet në Zvërnec të Vlorës për të arritur në nekropolin(varrezat) e qytetit antik. Itinerari përfundon me pjesën e fundit duke u njohur me ekosistemin e parkut natyror, florën dhe faunën e lagunës dhe rrethinave të saj.

Impakti në tre fazat është relativisht i vogël sepse projekti konsiston në krijimin e kushteve për lëvizjen nëpërmjet itinerarit, ku qëllimi është mundësimi i kalimit për vizitorët Ndërhyrja mendohet të realizohet duke përdorur materiale të drurit dhe betonit ku ka nevoja konstruktive,shprehet autori i kësaj ideje Endrid Llubani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button