Politika

“Drejtësia”, Basha: Rama-Meta e nisën me sindromën e vitit zero, damkosën sistemin

Basha-ne-mbledhje-grupi-PD-525x350Dyshja oligarkike Rama-Meta me hapat që po merr në kuadër të reformës në Drejtësi po tentojnë të marrin në dorë sistemin, duke cenuar themelet. Kështu deklaroi Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Duke u ndalur tek ligji për KLD-në, Basha theksoj se opozita, faktori Ndërkombëtar, opinioni publik ka ngelur i skandalizuar nga veprimi i fundit i qeverisë.  “Javën e kaluar bashkë me një pjesë të deputetëve tanë patëm takim me përfaqësues diplomatik të BE në bazë të takimeve periodike për ti mbajtur të informuar rreth qëndrimeve tona. Një nga temat kyçe ishte ajo e sistemit të drejtësisë, pikë kyçe, nga një anë pavarësi e këtij sistemi, për të cilën PD do jap kontributin dhe nga ana tjetër të alarmit tonë mbështetur në fakte mbi sulmin e pashembullt verbal të Rmës dhe Metë për të pushtuar drejtësinë dhe kapur atë. Drejtësia e re shqiptare ka arritje dhe shumë probleme. Rama-Meta, nisen nga sindroma e vitit zero, duke njollosur dhe damkosur sistemin.”-bëri me dije gjatë fjalës së tij Basha.

Më tej, duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Basha theksoj se dyshja Rama-Meta po imponohen me arrogancë, duke cenuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

“Ne mbrojmë me vendosshmëri se problemet në drejtësi duan dialog mes palëve, mes asistencës së diplomacisë, pa prekur e cenuar pavarësinë e këtij pushteti, Rama e Meta imponohen me arrogancë me ligje të pakonsoliduara, të cilat cenojnë parimin drejtësisë, siç është rasti i KLD-së. Nuk ka drejtësi pa demokraci. Ne jemi për përfshirjen e aktorëve dhe faktorëve në sistemin e drejtësisë. Jemi për marrjen e asistencës evropiane dhe ndërkombëtare për këtë sistem. Rama e ka nisur vetëm, dhe ta bitisë vetëm, pa pyetur as faktorin ndërkombëtar. Këto janë çështje, që ne i kemi diskutuar me ndërkombëtar. Këto ditë shumë kritike për shqiptarët, mbajmë shënim reagimin e OSBE. Shënojmë me kënaqësi qëndrimin e BE për dialog. Asnjë vend i BE nuk pajtohet me sjelljen qasjen, e objektivave Rama-Meta. Partia Demokratike, mediat, opinioni publik nuk mund ta pranojë këtë sjelle.”-vijoi më tej kreu i PD-së, Basha.

Sipas Bashës, Rama ka në shënjestër të tij shkëputjen e themeleve ku qëndron sistemi demokratik. “Rama hedh gurin e fsheh dorën, në një lojë kungulleshkash. Në fakt, kjo është një platformë e qartë, e cila ka në shënjestër të shkëpus themelet ku qëndron sistemi demokratik. Edi Rama me bekimin e Metës ka vënën në shënjestër këto themele. Siç është rasti i ligjit të nëpunësit civil. E vazhduan më shitblerjen e votave në Korçë, e tani mendojnë se do e bëjnë gjerësisht në zgjedhjet e ardhshme. Kanë vijuar me kapjen e institucioneve dhe shantazheve. Goditja e drejtësisë u paraprijë me sjelljet e pashembullta në sistemin e drejtësisë. Banditët dhe ata që merren me trafik e prostitucion i ka bërë drejtorë.”-shtoj më tej Lulzim Basha.

Duke u ndalur tek emërimet e gjyqtarëve, Basha theksoj se duhet të vendosen kritere për kalimin e tyre në Gjykatën e Lartë. Sipas Bashës, sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim, por kjo nuk do të thotë që Rama të marrë në dorë drejtimin dhe të cënojë lirin e këtij pushteti.

“Nuk e personalizojmë me emra çështjen e sistemit të drejtësie, sa i takon ndëshkimit të gjyqtarëve. Fakti se ka korrupsion nuk mund të shërbejë për shtënien e këtij sistemi në dorë. Dyshja Rama-meta, asnjë vizion për reformimin e sistemit të drejtësisë. Ata kanë theksuar se janë në pritje të opinion të komisionit të Venecias. Mungesa e këtij dokumenti strategjik që pasqyron sistemin është një tjetër gjë. Shembulli më i qartë është ligji për KLD, që kaq skandalizuar opinionin publik. Përballë këtij akti kemi dhe propozimet tona.”-tha Basha.
Duke folur para grupit parlamentar të PD-së, Basha theksoj se opozita shumë shpejt pritet të bëjë publike dokumentin strategjik për Reformën në Drejtësi.

“Do shpallim së shpejti dokumentin tonë strategjik për reformën në Drejtësi. Ne qëndrojmë për konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë, nën asistencën e vendeve të BE-së. Në hartimin e këtij dokumenti do mbajmë parasysh rekomandimet e vendeve të Be-së. Kjo do bëjnë që gjyqtarët të shohin një ndarje të sistemit të drejtësisë, me pavarësi. Aktualisht, pas dixhitalizimit të sistemit, monitorimi është bërë shumë më i realizueshëm, dhe mund të luftohet korrupsioni. Shmangia e këtij fenomeni do sillte besimin e qytetarëve. Reforma duhet të përfshijë në pikëpamjet tona dhe transferimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, sipas meritës. Këto dhe të tjera çështje janë në themel të reformës tonë në drejtësi. Do konsultohemi dhe më një sërë aktorësh të tjerë.”-përfundoj fjalën e tij Basha.

Related Articles

Nje koment

  1. SEPSE NE KUOTEN ZERO E LATE JUVE PUSHTETIN,PA PYETUR ASPAK PER POPULLIN QE “I QANI” KAQ SHUME HALLIN.JU JINI NJE FRAKSION I FASHIZMIT DHE KREJT TE PA PERGJEGJSHEM PARA LIGJIT,,ELEKTORATIT DHE CIPES PUBLIKE . CFARDO QE TE THONI DHE TE JUSTIFIKOHENI , JU JINI VRASESIT DHE PLACKITESIT ME TE PA TURPSHEM QE KA PARE KY VEND.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button