Politika

Drejtësia, Rama formalizon ftesën për Bashën: Le të flasim

Kreu i maxhorancës Edi Rama, në një letër publike drejtuar kundërshtarit të tij opozitar, Lulzim Basha formalizon kërkesën e një dite më parë, për një forum mes maxhorancës dhe opozitës, pa praninë e ndërkombëtarëve.

Duke theksuar se një takim i tillë nuk do të ndërhynte në marrëdhëniet aktuale politike, apo në komisionet e rëndësishme, Rama thotë se do të jetë një mekanizëm më shumë në komunikimin mes palëve politike.

“Në këndvështrimin tonë, ky forum i përbashkët, nuk do të zëvendësojë apo paralelizojë asnjë instancë tjetër të komunikimit institucional, të përhershëm apo të përkohshëm, mes koalicionit qeverisës dhe opozitës. Ky, sipas nesh, do të ishte, natyrisht nëse edhe ju do të keni të njëjtin vullnet si edhe ne për të diskutuar hapur, sy më sy, sipas axhendave e modaliteteve të dakordësuara plotësisht, një mekanizëm më shumë në komunikimin e nevojshëm mes palëve politike në Shqipëri. Le të provojmë t’u japim qofte njerëzve tanë e qoftë partnerëve të këtij vendi provën e një vullneti të përbashkët për t’i dhënë mosdakordësisë politike mes palëve, një përmasë kaq të munguar civilizimi”, shkruan Rama.

Duke i kërkuar z. Basha të shprehë vullnetin e tij nëse është dakord për një forum të tillë, Rama i lë mundësinë edhe të propozimit të formatit dhe mënyrës së funksionimit të këtij forumi.

“Ne jemi gati, po ju a jeni gati?”, mbyll z. Rama letrën e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button