Kronika

Drejtonte mjetin pa dokumente, Manjani shkarkon nga puna gardianin

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra një punonjës të policisë së burgut të Fushë Krujës. Sipas burimeve, policia e qarkullimit të Lezhës, ka ndaluar shtetasin M.Metaj dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se ai e drejtonte mjetin pa dokumentet përkatëse.

Në lidhje me këtë çështje, ministri Manjani, mori masën e shkarkimit të menjëhershëm nga detyra. Manjani është shprehur se respektimi i ligjit nga punonjësit e shtetit është detyrim, edhe kur nuk janë në detyrë dhe se askush nuk mund ta shkelë atë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button