Drita mposht Gjilanin në derbi, Veton Tusha përcaktues
Kampionia e Kosovës, Drita, ka fituar derbin e qytetit të Gjilanit në javën e 26-të të AlbiMall Superligës, duke mposhtur Gjilanin 1:0.
Ndeshja u zhvillua në fushën sintetik të Gjilanit dhe u vendos nga goli i Veton Tushës në minutën e 44-të, pas asistimit të Kristal Abazajt. Pas golit, Albin Prapashtica i Gjilanit u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër.
Me këtë fitore, Drita forcohet në vendin e parë të tabelës, duke pasur tri pikë më shumë se Ballkani, ndërsa Gjilani renditet i pesti me 39 pikë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.