☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.44 ▼0.31%
ARI 4,028 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,159 ▼ -0.18% ETH $2,323 ▼ -0.53% XRP $1.3008 ▲ +0.25% SOL $100.9500 ▼ -0.49%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.44 ▼0.31 % ARI 4,028 ▼0.27 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.44 ▼0.31 % ARI 4,028 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Europa

Washington Post: Inteligjenca ruse planifikoi sulm të rremë ndaj Orbanit, Budapesti informon Moskën për mbledhjet e BE-së

Një raport i bujshëm i zbuluar nga e përditshmja amerikane Washington Post tregon se inteligjenca ruse kishte propozuar inskenimin e një sulmi të rremë ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban, për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Paralelisht, raporti zbulon se qeveria e Budapestit vazhdon të shërbejë si një “dritare informacioni” për Kremlinin brenda institucioneve më të larta të Bashkimit Evropian.

Sipas dokumenteve të inteligjencës ruse të siguruara nga WP, një muaj para zgjedhjeve në Hungari, agjentët e Moskës kishin ngritur alarmin për rënien e mbështetjes publike ndaj Orbanit. Për të mbrojtur këtë aleat, i cili i siguron Rusisë një pikëmbështetje strategjike në NATO dhe BE, ata propozuan masa drastike përmes një strategjie të koduar si ‘Ndryshuesi i Lojës’ (Game Changer).

Raporti sekret sugjeronte se një sulm i rremë (fiktiv) ndaj kryeministrit do të ndryshonte rrënjësisht paradigmën e fushatës.

“Një incident i tillë do ta zhvendosë perceptimin e fushatës zgjedhore nga niveli racional i çështjeve socio-ekonomike në atë emocional, dhe temat qendrore do të bëhen siguria shtetërore dhe mbrojtja e sistemit,” thuhej në dokument. Edhe pse ky plan ekstrem nuk u vu në zbatim, ai thekson thellësinë e bashkëpunimit të fshehtë.

Raportimet e drejtpërdrejta te Lavrov

Përtej planit të dështuar të inteligjencës, artikulli konfirmon se lidhjet mes Moskës dhe qeverisë së Orbanit janë më të ngushta se kurrë.

Burime të mirëinformuara dhe zyrtarë evropianë theksojnë për Washington Post se Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, përdor mbledhjet e BE-së për të informuar Rusinë. Gjatë pushimeve të Këshillave Evropiane, Szijjarto thuhet se telefonon rregullisht homologun e tij rus, Sergei Lavrov, për t’i kaluar “raporte të drejtpërdrejta” rreth diskutimeve më të ndjeshme të unionit dhe për të bashkërenduar zgjidhjet e mundshme.

/rtsh.al/

The post Washington Post: Inteligjenca ruse planifikoi sulm të rremë ndaj Orbanit, Budapesti informon Moskën për mbledhjet e BE-së appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.